Kercenonte mjekun arrestohet
Pasi ka vendosur disa letra kercenuese ndaj mjekut pediater ne kliniken e tij private adoleshenti me inicialet P.Th. banor i lagjes 14 ne Korce eshte zbuluar dhe arrestuar ne flagrance. Ende nuk eshte sqaruar plotesisht ceshtja por mesohet fakti se 15-vjecari ka vendosur disa letra kercenuese ne kliniken private te mjekut Jordani pasi kishte kryer disa konsulta mjekesore per te cilat ka pretenduar se nuk kane ndikuar ne permiresimin e gjendjes se tij. Policia e Korces qe ka arrestuar 15-vjecarin tha se letrat kercenuese jane vendosur ne kliniken private te mjekut Jordani me qellimin e vjedhjes me ane te mashtrimit. Per kete akuze eshte arrestuar P.Th. megjithate nuk sqarohet nga ana e policise se per cfare semundje apo shqetesimi shendetesor mjeku e ka kuruar 15-vjecarin. Minoreni me inicialet P.Th kishte sjelle dhe vendosur ne dyert e klinikes se mjekut Petrika Jordani disa letra kercenuese ne te cilat kerkohej nje sasi lekesh per konsultat mjekesore qe kishte kryer thane burimet zyrtare te policise. Nje zyrtar i policise se Korces tha se minoreni i arrestuar per kete kercenim me letra si nje lloj gjobevenie ndaj mjekut ka kerkuar nepermjet letrave te tij nje shume prej gati 1 mije euro. Adoleshenti nga Korca eshte pare disa here duke hedhur poshte deres se klinikes private te mjekut apo duke ngjitur ne deren e saj letrat kercenuese derisa eshte kapur ne flagrance dhe eshte denoncuar prej Jordanit. Policia nuk sqaroi raportet mes adoleshentit dhe mjekut ne lidhje me keto letra kercenuese sepse po heton per te zbuluar rrethanat e plota te ketij rasti te dyshuar per gjobevenie. Ne mbremje policia e Korces konfirmoi faktin se adoleshenti eshte konsultuar vertet ne kliniken private te mjekut Jordani megjithate ka dyshime te forta se 15-vjecari mund te jete perdorur per vendosjen e letrave kercenuese nga persona te tjere te rritur. Gjate oreve te ndalimit mesohet se P.Th. ka qene i tronditur dhe deklarimet e tij nuk kane mundesuar zbardhjen e plote te ceshtjes. Jordani me profesion mjek pediater punon ne spitalin e Korces ne detyren e mjekut te urgjences. Emri i tij eshte permendur disa vite me pare per mjekim te pakujdesshem nga ana e nje te riu.
KORE/ GEZIM ASHIMI