E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 2,5 kg heroinë, arrestohen tre trasportuesit

OPERACIONI/ Në prangat e policisë përfunduan shtetasit Santiliano Duci, Markel Prendi dhe Krenar Hoxha


LIBRAZHD - Janë sekuestruar dje 2,5 kg heroinë, ndërkohë që janë arrestuar tre transportuesit nga Korça dhe Pogradeci.

Operacioni i koduar "Uraka" është realizuar rreth orës 18:30 të së hënës pas grumbullimit të infomacioneve të detajuara agjentët e Sektorit kundër Trafiqeve e Narkotikëve në bashkëpunim me policinë rrugore dhe të drejtuar nga drejtues të policisë kanë arritur të bllokojnë sasinë më të madhe të drogës të kapur gjatë këtij viti në territorin e qarkut të Elbasanit.


Operacioni është kryer në fshatin Urakë, rreth 6 km larg pikës doganore të Qafë-Thanës, përgjatë rrugës nacionale ku edhe kishte informacion për lëvizjen e mjetit tip "Volksvagen" me targa të Pogradecit ku edhe ndodhej droga.


Menjëherë pas ndalesës, agjentët kanë neutralizuar tre shtetasit dhe i kanë kryer një kontroll të imtësishëm makinës. Sasia e drogës e mbështjellë me plastikë ishte fshehur në mjet dhe vetëm pasi kanë gjetur sasinë e drogës, agjentët kanë arrestuar në flagrancë tre të rinjtë. Në prangat e policisë përfunduan shtetasit Santiliano Duci, 24 vjeç, me banim në Voskopojë të Korçës, Markel Prendi lindur e banues në Pogradec dhe Krenar Hoxha lindur e banues në Starovë të Pogradecit.


Burime zyrtare mbi operacionin theksojnë se nëpërmjet metodave speciale të hetimit është arritur në zbulimin e këtij rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës që përdorte Elbasanin si tranzit dhe që synonte Maqedoninë. Sipas policisë, mjeti "Volksagen" ishte vënë në shenjestër dhe ndalimi e kontrolli i tij është bërë në fshehtësi deri në realizimin e plotë të operacionit.


Në afërsi të fshatit Urakë është bërë ndalesa nga agjentët rrugorë dhe më pas kanë ndërhyrë specialistët e antidrogës duke kontrolluar mjetin me targa të PG 6419B.


Drejtori i policies, Sajmir Muça tha se operacioni është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe se është arritur sukses nëpërmjet hetimit dhe zbulimit të këtij trafiku. Ndërkohë që po hetohet destinacioni i sasisë së drogës, pluhuri i kuqërremë është duke u ekzaminuar në laborator ndërsa mjeti dhe katër celularët janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.


Agjentët e policisë janë duke hetuar edhe për bashkëpunëtorë të tjerë në rrjetin e heroinës. Aktualisht nuk bëhen të ditur emra të tjerë të përfshirë pasi hetimet janë në vazhdim. Dyshohet se kanë qenë pikërisht përgjimet që kanë sjellë edhe zbulimin e trasportit të drogës me destinacion tregun perëndimor të heroinës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›