E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen 3 lokale lojërash fati

 

TIRANE - Antikrimi Ekonomik i Tiranës, në bashkëpunim me Policinë tatimore kanë nisur një operacion për verifikimin e veprimtarisë të të gjitha lokaleve të lojërave të fatit në kryeqytet. Burime nga policia sqaruan se operacioni konsiston në verifkimin e dokumentacionit mbi bazën e të cilit veprojnë këto lokale dhe nëse janë të pajisur me licencë apo jo. Në bazë të një urdhëri të përbashkët të policisë dhe organeve tatimore është vendosur që të gjitha ato lokale lojërash fati, të cilat rezultojnë me dokumentacion të parregullt të bllokohen deri në plotësimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe pajisjen me licencë. Dhe përveç bllokimit të aktivitetit, pronaret e lokaleve do të ndëshkohen me një gjobë, që do të jetë në varësi të ambientit dhe punës e xhiron ditore. Burimet sqaruan se në ditën e parë të operacionit që do të vazhdojë edhe gjatë javës, policia ka bllokuar 3 lokale lojërash fati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›