E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 300 lodra fëmijësh të rrezikshme

Rreth 300 lodra plastike për fëmijë janë bllokuar në kryeqytet nga Inspektorati Qendror Teknik. Lodrat e bllokuara si të rrezikshme për shëndetin e të vegjëlve kanë qenë imitime frutash.

Sipas drejtuesve të Inspektoratit Qendror Teknik, këto lodra kanë rezultuar të mbushura me lëndë të ndryshme, të dëmshme për shëndetin e vogëlushëve.

Ndaj ky institucion u ka bërë thirrje dje konsumatorëve që të mos të blejnë lodra që shiten në rrugë e trotuare. Kjo për faktin se ato përbëjnë rrezikshmëri, sepse tregtohen jashtë normave dhe kontrollit të autoriteteve.


“Lodrat plastike ishin të mbushura me pluhur ose bojë, dhe tregtoheshin nga shitësit ambulantë për fëmijët afër shkollave, në rrugë e trotuare”, u shpreh ditën e djeshme drejtori i Inspektoratit Qendror Teknik, Ilir Kurti.

Ai sqaroi më tej se për këtë problem është vendosur edhe një numër telefoni, ku qytetarët mund të denoncojnë rastet e tregtimit të këtyre lodrave të rrezikshme për shëndetin. Sipas tij, aktualisht po hetohet lidhur me prejardhjen e këtyre lodrave dhe subjektin që i ka sjellë në Shqipëri.

Janë të shumta pikat ambulante të tregtimit të lodrave të fëmijëve, sidomos gjatë këtyre ditëve festive dhe ndryshimit të viteve. Ndërsa është shtuar ndjeshëm edhe blerja e lodrave nga prindërit, për të kënaqur fëmijët për festa. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›