E Shtunë, 31 Tetor 2026

“2009”, spektakli i madh i TCH

Nepermjet spektaklit te titulluar thjesht, “2009“, Top Channel do t’u uroje shqiptareve nje vit te mbare, ne diten e pare te vitit te ri.

Ky spektakel do te zhvillohet ne studion e se “Diell”-es, nga stafi i saj. “Urimet nuk kane titull, nuk kane emer, ndaj e kemi titulluar spektaklin 2009”, shprehet autorja e programit, Alessia Vessicchio. Por cfare do te permbaje ky spektakel?

“Eshte nje spektakel i konceptuar per mbremje dhe si cdo event, i pasur me ngjyra. Ne i kemi te gjitha ngjyrat, nga e bardha, deri tek te gjitha tonalitetet e qiellit. Do te permbaje psh; Nje moment te shkelqyer te nje opere lirike, do te kemi nje kor te mrekullueshem femijesh, do te vijne te ftuar te huaj te rendesishem si Maria Grazia Cucinotta apo Paola & Chiara, te cilat do te kendojne disa kenge. Edhe shume gjera te tjera te bukura, te cilat nuk po i zbuloj per t’i lene surprize”, thekson autorja italiane.

Le te mbetemi tek dy motrat italiane Paola % Chiara. Kane kaluar tashme 10 vjet nga albumi i tyre i pare, titulli i te cilit ne shqip eshte, “Na quajne vogelushe“. Sipas tyre, tashme motrat jane rritur, perfshire edhe profesionalisht. “Per fat te mire tani nuk na therresin me vogelushe. Kane kaluar shume vjet nga debutimi jone i pare dhe tashme jemi gra. Jemi rritur edhe profesionalisht. Pas 10 vjetesh kemi fituar eksperience, kemi bere hapa perpara”, shprehen ato.

Nje nga kenget me te cilat Paola & Chiara u bene te njohura ne bote, eshte “Vamos a Bailar”, e cila sipas tyre, ashtu sikurse nje pjese e madhe e kengeve te realizuara nga ato, eshte fryt i frymezimit te marre nga udhetimet neper bote. Dy motrat, me muziken e tyre jane te angazhuara edhe ne projekte bamiresie. Pjese e fitimeve te disqeve te tyre shkojne per shoqaten e femijeve jetime te Malawi-t, shoqate kjo e drejtuar nga Madonna.


Perpos dy motrave kengetare, nje tjeter e ftuar italiane ne spektaklin “2009” eshte edhe aktorja Maria Grazia Cucinotta. Por jo vetem kaq….Per me shume, gjithcka ne “2009“, me 1 janar, ora 21:00.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›