Bllokohen 6 kamionë me pleh,shkonin në Lazarat

Policia e Gjirokastrës bllokoi sot gjashtë kamionë me pleh organik që po drejtoheshin për në fshatin e Lazaratit për kultivimin e bimës së kanabis sativa.
Aksioni është zhvilluar nga forcat e antidrogës pas infirmacioneve të marra në rrugë operative për kultivimin e drogës në fshatin Lazarat.
Burime të policisë së Gjirokastrës thanë se kanë ndërmarrë një plan masash e veprimesh operacionale me qëllim luftën ndaj trafikut të narkotikëve.
Si pasojë e këtyre masave vetëm gjatë muajit të fundit mësohet se në Gjirokastër e rrethina është bllokuar më shumë se një ton drogë, kanabis sativa e dalë nga Lazarati për tu trafikuar jashtë vendit.
Lënda narkotike trafikohet kryesisht në Greqi në rrugë ilegale nga zona e gjelbër e kufurit ndërshtetëror.