E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Sllovenisë sot në Prishtinë

PRISHTINE- Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë sot në Kosovë. Në orët e para të mbrëmjes ai pritet të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi.
Vizita e sotme e zotit Pahor pason takimin që ai zhvilloi javën e kaluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadic dhe kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor.
Sllovenia do të jetë mikpritëse e Konferencës së krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, e cila do të mbahet më 20 mars.

Serbia ka kushtëzuar praninë e saj në këtë konferencë me emërtimin e Kosovës si “Kosovo-Unmik”, gjë e cila është kundërshtuar nga udhëheqësit e lartë të institucioneve në Kosovë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›