Dade: 8 Marsi, një ditë sfide për gratë shqiptare

Për Partinë Socialiste, 8 Marsi është një ditë reflektimi dhe tregues i emancipimit shoqëror.
Festimin e kësaj dite, deputetja Arta Dade e ka vlerësuar si një vlerë e shtuar në luftën për demokratizimin e shoqërisë dhe integrimin e saj në familje e madhe të vlerave njerëzore.
"Në emër të Partisë Socialiste dëshiroj të uroj në këtë ditë të veçantë mbarëbotërore të gjitha gratë shqiptare kudo ku jetojnë, brenda dhe jashtë Shqipërisë Gëzuar 8 Marsin! Sot është një ditë reflektimi.", u shpreh ajo.
Në emër të partisë së saj, deputetja Dade deklaroi se PS-ja do të qëndrojë përkrah "në sfidat që ne së bashku kemi përpara për shumë drejtësi dhe mirëqenie sociale, dhe në përpjekjet për përballimin e vështirësive të jetesës së përditshme".