Mali i Zi, 25 trupa ushtarake nisen ne Afganistan
PODGORICE- Një skuadër këmbësorie prej 25 personash nga ushtria malazeze u nis sot në Afganistan, ku do t'i bashkohet operacioneve paqeruajtëse të NATO-s.
Ushtarët malazezë drejtohen nga dy oficerë të komandës rajonale, një oficer i logjistikës si edhe janë të shoqëruar nga një ekip mjekësor prej tre mjekësh.
Trupat malazeze do t'i bashkohen misionit ISAF të 43 vendeve dhe do të jenë pjesë e Komandës Rajonale të Veriut, që drejtohet nga Gjermania.
Ata do të operojnë me trupat hungareze për të garantuar sigurinë e bazës ushtarake në Pol-e Komri.
(atsh/BalkanWeb)