E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen arme, parandalohet vrasja

Shkoder - Policia e Shkodres ka bllokuar, gjate kontrolleve ne disa zona te Qarkut, nje sasi armesh luftarake dhe municione qe mbaheshin pa leje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Shkodres, thane se aksioni i kontrollit u organizua ne kuader te nje operacioni dy-ditor me emrin e koduar "Goditja". Gjate ketij operacioni ne lagjen "Fahri Ramadani" te qytetit te Shkodres, 26-vjecarit Marash Cobaj, lindur ne fshatin Mazrrek, ne komunen Gur i Zi dhe banues ne fshatin Grude e Re, komuna e Rrethines se Shkodres, i jane kapur ne flagrance, nje arme zjarri tip pistolete Zastava, bashke me nje kreher me 7 fisheke, te cilat i mbante pa leje. Edhe gjate kontrollit ne lagjen "Kiras" te Shkodres, ne banesen e 44-vjecarit Brahim Recaj, lindur ne fshatin Gruemire te rrethit te Malesise se Madhe, u gjeten dhe u sekuestruan dy arme zjarri automatike, si dhe tre krehera me nga 30 fisheke, te cilat ai i mbante pa leje. Te njejtat burime bene te ditur se ne kuader te ketij operacioni, pas nje informacioni qe kishin marre ne rruge operative, forcat e policise te Komisariatit te Shkodres parandaluan nje vrasje, duke arrestuar ne flagrance Pashk dhe Leke Duken. Gjate kontrollit atyre iu kap dhe iu sekuestrua arma e zjarrit tip automatik me te cilen do kryenin krimin.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›