Biznesi, 6 muaj afat per larjen e borxheve
Ligji per faljen e borxheve dhe te kamate-vonesave te biznesit ka startuar zbatimin keto dite. I shoqeruar tashme edhe me udhezime te Ministrise se Financave, ky ligj shkarkon nga detyrimet e prapambetura nje numer te madh subjektesh. Behet fjale per rreth 2.5 miliarde leke, si shume e pergjithshme qe bizneset u detyrohen vetem doganave. Por, sipas eksperteve, falja e borxheve dhe kamate-vonesave te biznesit, "perkthehet" si nje perfitim shume me i madh, permbi 5 miliarde leke. Bizneset kane 6 muaj kohe per te permbushur detyrimet e tyre ndaj doganave, nderkohe qe do te kene perfitime te konsiderueshme fale kesaj amnistie fiskale, te shpallur perpara disa javesh nga qeveria dhe qe po fillon te zbatohet keto dite. Starti i faljes se borxheve eshte pershendetur nga biznesi dhe nga perfaqesuesit e institucioneve, interesat e te cileve jane te lidhura ngushte me sipermarrjen. Bashkimi i Dhomave te Tregtise e Industrise te Shqiperise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi ne fillim te ketij muaji, qe inkurajon zbatimin korrekt te legjislacionit doganor nga biznesi dhe organet e administrates doganore. Marreveshja synon te mbroje interesat e biznesit, si dhe te ndihmoje konkretisht per zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Ne ligj eshte percaktuar falja e detyrimeve doganore dhe tatimore, te detyrimeve te prapambetura te takses vjetore te qarkullimit rrugor te mjeteve, asaj te regjistrimit te pervitshem te mjeteve, te gjobave e kamate-vonesave te papaguara te kontributeve te sigurimeve te detyrueshme, shoqerore dhe shendetesore, por me kushtin, qe te paguhet principali brenda nje afati kohor prej 6 muajsh. Falja e kamate-vonesave te sigurimeve shoqerore eshte vleresuar si nje mbeshtetje shume e madhe per debitoret, pasi ata me shuma te vogla parash mund te plotesojne 14 vite te papaguara te sigurimeve shoqerore. Borxhi i biznesit kundrejt administrates doganore, ne total arrin ne 5 miliarde leke, ndersa bizneset jane te detyruara te paguajne principalin qe arrin ne vleren e 2.5 miliarde lekeve. B.H.