E Shtunë, 31 Tetor 2026

XHONES: "Ballkani, politika e njejte"

Zevendes ndihmes sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Xhones, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane aktive ne procesin e rikonfigurimit te pranise nderkombetare ne Kosove dhe shpresojne qe "serbet do te mirepresin misionin e EULEX-it". Ai nuk ka dhene hollesi se si do te arrihet kjo, por ka shtuar se jane duke u zhvilluar bisedime mes shume paleve. Zyrtari i larte amerikan nuk ka pranuar se ka pasur shtyrje te vendosjes se EULEX-it, por vetem rreshqitje per shkak te "problemeve te planifikimit dhe vendosjes apo te problemeve "te vogla" qe dalin ne te gjitha misionet e ketij lloji."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›