E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per jete ne qeli vrasesit e anglezit

Ardian Bushi

Lezhe - Vrasesit e anglezit 21-vjecar Eduart Krejthon, do te kalojne te gjithe jeten ne qeli. Burg perjete ka qene vendimi i dhene nga Gjykata e Lezhes, per vrasesit e anglezit Krejthon. Gjate seances se djeshme gjyqesore, trupi gjykues pasi ka shqyrtuar faktet e paraqitura nga pala mbrojtese, ka vendosur te miratoje kerkesen e Prokurorise se Lezhes, qe kishte kerkuar nje seance me pare, denimin maksimal, ate me burg per jete. Pas vendimit te djeshem, Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj do te kalojne gjithe jeten e tyre ne qeli, nen akuzen e "grabitjes", "vrasjes me paramendim"dhe me pas "fshehjes se viktimes", ne Shengjin te Lezhes. Ngjarja per te cilen dy te rinjte u denuan, ndodhi ne Shengjin te Lezhes ne 2 shkurt te ketij viti.

Te pandehurit

Dy te pandehurit para se te merrnin vendimin perfundimtar kane kerkuar nga gjykata meshire dhe drejtesi. Burime zyrtare nga Gjykata e Lezhes thane se, gjate seances se djeshme Mario Pjetrushaj ka kerkuar drejtesi, nga togat e zeza. Nderkohe qe autori tjeter, Arlind Vukaj ka kerkuar meshire, por pavaresisht ketyre, gjykata ka vendosur ndaj tyre denimin maksimal. Gjate seances se pare kur prokurori i ceshtjes Arben Agolli, dha pretencen paraqiti fakte nga hetimet dhe pergjigjet e kryera ndaj dy te akuzuarve, te cilet rezultojne te jene se bashku te inkriminuar, duke deklaruar se Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj jane bashkautore te grabitjes me pasoje vdekjen e Eduart Krejthon. Nderkohe qe avokatet mbrojtes te dy te rinjve, kane kerkuar qe te merren parasysh edhe rrethanat e krimit, ku sipas avokateve, dy te rinjte kane kryer krimin nen efektin e konsumimit te lendeve narkotike, pasi kane pranuar se kane pire kokaine, si dhe mosha e tyre e re. Megjithate trupi gjykues nisur nga rrethanat e krimit ka dhene masen e denimit te burgimit perjete per dy te rinjte.

Vrasja

Vrasja e Eduart Krejthon ka ndodhur pothuajse nje vit me pare. Marjo Pjetrushi ka terhequr te riun anglez nga banesa ku jetonte me te motren ne Shengjin, pasi ai kishte hyrje-dalje familjare se bashku me Arlin Vukaj, i kane kerkuar atij te kryenin shetitje ne bregdetin e Shengjinit dhe te futeshin ne thellesi per te konsumuar lende narkotike, me 2 shkurt 2008. Biseda e dy te rinjve e kishte joshur anglezin, i cili vazhdimisht qendronte me ta dhe u kishte besuar gjithcka. Pasi kane udhetuar neper shkembinj plot nje ore dhe jane afruar te pusi i nje banese te braktisur, Mario e ka hutuar me fjale Eduardin, ndersa Arlindi, me nje sopat te vogel ne dore e ka qelluar nga pas koke. Per t'i shkaktuar vdekjen e kane goditur disa here me sopat ne fyt. Kur ai ka dhene shpirt i kane marre varesen e floririt dhe e kane kontrolluar imtesisht per t'i gjetur karten e kreditit. Per te humbur cdo gjurme e kane hedhur ne pus, duke u larguar per ne shtepi. Pas vendimit, asnje reagim nga familjaret e anglezit te vrare.

Vrasja dhe zhdukja e trupit te te riut anglez

Lezhe- Me date 2 shkurt te ketij viti Eduard Krejthon ka dale nga shtepia e nenes se tij ne Shengjin per te mos u kthyer me. Pas kryerjes se nje telefonate, i riu anglez u tha familjareve se po dilte per te takuar nje shok. Qe nga ai moment, ai nuk eshte pare me. E ema e tij, i kishte telefonuar Mario Pjetrushit, por ky i fundit iu pergjigj se i biri ishte larguar ne drejtim te Tiranes me disa miq angleze. Pritja rezultoi e kot, pasi edhe pas shume ditesh dhe kerkimeve nga policia, ai nuk u gjet. 10 dite pas zhdukjes se 21-vjecarit, disa femije qe ruanin bagetine, njoftuan se ne nje pus prane nje banese te braktisur ndodhej nje kufome. Policia zbuloi trupin e Eduard Krejthonit. Vetem nje dite me pas u zbulua autoresia e Mario Pjetrushajt dhe Arlind Vukajt, ne nje kohe qe krimi u pranua prej tyre. Dy autoret u shprehen se grabitjen e planifikuan dy dite para kthimit te Krejthonit ne vendlindjen e tij. Ata deklaruan se krimin e kryen nen efektin e lendeve narkotike. Pas vrasjes ata e kishin grabitur 21-vjecarin.

Dashuria dhe ardhja ne Shqiperi

Ailin Kraythorne, nene e kater femijeve jetonte ne Britanine e Madhe. Vite me pare njera nga vajzat njihet dhe dashurohet me nje shqiptar Edmond Ftonin. Lidhja e tyre kthehet ne nje gje serioze dhe Sofia martohet me Edmondin. Ne vitin 2004 cifti vjen te jetoje ne Shqiperi. Pak kohe me pas Ailin Kraythorne vjen edhe ajo ne Shqiperi per te jetuar me te bijen. Por martesa e saj me Edmond Ftonin nuk shkon ashtu sic ishte parashikuar dhe cifti ndahet. Ailin dhe Sofi Kraythorne nisin nje jete te re ne Shengjin. Ne shtator te vitit te kaluar Eduard Kraythorne vendos te vizitoje nenen dhe motren e tij ne Shqiperi. Ai punonte ne ngarkim shkarkim por kishte vendosur qe deri ne fillim te shkurtit 2008 te jetonte ne Shqiperi. Vetem dy dite perpara kthimit per ne Britani ai eshte vrare per t'i marre disa sende me vlere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›