Bllokohen disa pika të shitjes së gazit

Pas konfiskimit të pikave të karburantit të cilat nuk plotësonin kushtet teknike aksioni i tatimorëve ka vazhduar sot me konfiskimin dhe bllokimin e pikave të shitjes së gazit të cilat nuk plotësojnë kriteret teknike. Inspektori Nevruz Vela u shpreh se bombulat e gazit që janë të papërdorshme janë të vogla por ekzistojnë një numër i konsiderueshëm me probleme teknike të parashikuara nga ligji dhe rregulloret.
Në zbatim të urdhërit të kryeinspektorit Z. Virgjil Joti kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë prefekturat, ku një rëndësi e veçantë po i kushtohet veprimtarisë së tregtimit të bombulave në mënyrë informale dhe të paçertifikuar.