Fondet,Bode: Bashkiakët socialistë abuzuan

"Edi Rama", deklaroi Ridvan Bode, ministri i Financave, "ka nisur një krizë politike me anë të së cilës dëshiron të përfitojë, por kërkesat e tij janë të dështuara".
Vetëm një ditë para skadimit të afatit të vendosur prej PS-së, ministri i Financave ka deklaruar se ata nuk do të ndryshojnë qendrim përsa u përket administrimit të fondeve nga bashkitë dhe komunat. Qeveria ka rritur 2 herë buxhetin për qeverisjen vendore dhe ky buxhet nuk ka pasur dallime politike. "Fondet e marra prej komunave dhe bashkive që i përkasin Partisë Socialiste janë përdorur për interesa politike të militantëve", u shpreh ministri i financave Ridvan Bode.
Sipas Bodes, ky vendim vjen dhe si rezultat i investimeve të mëdha në ujësjellësa dhe kanalizime, investime të cilat shpesh nuk arrihen të mbulohen prej komunave dhe bashkive. "Në këtë mënyrë", vazhdoi Bode, "është e pashmangshme ndërhyrja nga qeveria dhe ministritë përkatëse".