Mediu, takim në Greqi për politikat mjedisore
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu mori pjesë në konferencën "Ekonomia e Gjelbër dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm", organizuar nga revista prestigjoze "the Economist" në bashkëpunim me Dhomën Greke të Ekonomisë dhe Industrisë, si dhe Ministrinë Greke të Mjedisit ku pati një takim dhe me homologen e tij , Ministren greke të Mjedisit Tina Birbili. Gjatë takimit të dy Ministrat shprehen kënaqësinë për nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët mes Kryeministrit Berisha, Papandreu e Gruevski dhe konfirmimin e vullnetit të përbashkët për mbrojtjen, manaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së liqeneve të Prespës. Të dy ministrat shprehën vullnetin për të rritur nivelin e bashkëpunimit dypalësh, vecanërisht në fushën e menaxhimit të përbashkët ndërkufitar, të zonave dhe ujrave ndër-kufitare. Ky takim pritet t'i paraprijë konferencës për mjedisin që do të mbahet në Kopenhagen.