E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen dy raste të transportit të paligjshëm të lëndës drusore në Kukës dhe Dibër

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Strukturat e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) kanë evidentuar dy raste të shkeljeve në fushën e shfrytëzimit dhe transportit të lëndës drusore, gjatë kontrolleve të zhvilluara në qarqet Kukës dhe Dibër.

Në zonën e njohur si Stanet e Lusnës, Drejtoria Rajonale e IKMT-së në Kukës bllokoi 5 metër kub dru zjarri, të transportuar pa dokumentacionin përkatës. Autorët u shoqëruan nga policia, ndërsa lënda drusore u konfiskua dhe iu vu në dispozicion njësisë administrative Ujmisht, për ngrohjen e shkollës dhe të qendrës së fshatit.

Një tjetër rast u evidentua nga Drejtoria Rajonale e IKMT-së në Dibër, e cila bllokoi një automjet të ngarkuar me lëndë drusore pa dokumentacion, në aksin rrugor Linos-Guri i Bardhë-Martanesh.

Për shkeljen e konstatuar në Dibër, ndaj subjektit u vendosën masa administrative, përfshirë gjobën dhe bllokimin e lëndës drusore.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›