E Diel, 1 Nëntor 2026

Opinionet per cmimet e karburanteve Abuzime

Duket se rritja e çmimeve të karburanteve po ndodh për disa arsye. Ekspertë të ekonomisë gjykojnë se rritja ka ardhur si pasojë e ofertë-kërkesës në treg, që çon në rritjen e çmimeve nga ana e tregtarëve. Sipas Sybi Hidës, deputet dhe ekspert i çështjeve ekonomike, nëse ekzistojnë prova për abuzime me çmimet nga kompanitë do të ishte zbuluar nga hetimet e Autoritetiti të Konkurrencës.

Megjithatë, ka edhe nga ata ekspertë të pavarur që gjykojnë se rritja e çmimeve të karburantit po ndodh edhe për shkak të elementëve fiskalë, që nuk lejon ndryshimin e çmimit të rezervave të naftës sipas ndryshimit të bursës. Sipas Zef Preçit, nuk mund të përjashtohet aq mundësia e marrëveshjeve të fshehta që bëjnë shoqëritë me njëra-tjetrën për të ruajtur çmime të larta.

Ndërkaq, shoferët e taksive tregojnë se çmimet e rritura e rëndojnë shumë situatën e tyre, megjithëse nuk parashikojnë të rrisin çmimet, pasi qytetarët hezitojnë të marrin këtë shërbim privat edhe me çmimet aktuale.

Në tregun e pakicës çmimi i naftës luhatet mes 188-196 lekë/litër. Në disa vende ajo tregtohet edhe me 199 lekë për litër, duke treguar për një tendencë drejt çmimit 200 lekë për litër.
Autoritet të larta të Autoritet të Konkurrencës bëjnë të ditur se po bëhet një monitorim i herëpashershëm i tregut të karburanteve. Ecuria e çmimeve të importit nga ky institucion monitorohet që prej vitit 2009 dhe nuk ka pasur ndonjë qëndrim final për sa i përket çmimeve të rritura .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›