E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano Presidenti Ende eshte heret te flasim

Batuta Ish-kreu i PS-se Anijet e vjetra nuk largohen nga deti

Fatos Nano nuk e fsheh deshiren per te qene ai Presidenti i ri i Republikes ne zgjedhjet e pritshme te vitit 2012. Duke folur me nje gjuhe si gjithmone me qitje te larget dhe duke perdorur pa fund figuracione letrare gjithsesi z. Nano e ka dhene mesazhin e tij kur u pyet nga Vizion Plus nese ai do te jete kandidat per President shte shume shpejt per pyetje kaq te medha. Kurse duke folur perballe studentesh e pedagogesh ne nje takim arsimor duke iu referuar pikerisht largimit te tij nga politika beri te qarte se ai ndonese i perket kohes se shkuar nuk ka ndermend te rrije ne hije duke u shprehur se anijet e vjetra nuk ikin nga deti. Ndersa pyetjes si e sheh procesin e pambarimte zgjedhor z. Nano dha kete pergjigje Nuk besoj se ka ndonje gje te paqarte qe prisni ta sqaroj une. Qe do te thote se une nuk besoj se mund te shtoj ndonje gje vec asaj qe respekt per institucionet shteterore dhe ato zgjedhore. Ne aktivitetin ku mori pjese z. Nano gjendej ne shoqerine edhe te socialisteve te tjere te njohur si Kastriot Islami Luan Hajdaraga Marko Bello etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›