Bllokohen materiale ne arabisht te Kristos
Tirane- Artan Kristo i cili u arrestua dy dite me pare nga Policia e Tiranes, si i dyshuar per propagande terroriste, i jane bllokuar dhe sekuestruar ne banesen e tij ne Durres, disa pajisje elektronike dhe materiale ne gjuhen arabe. Mesohet se pas kontrollit atij i jane gjetur 5 laptop, 4 servera dhe 600 CD, te gjitha ne gjuhen arabe. Dyshohet se te gjitha CD-te te kene te njejten permbajtje, por te shumefishuar. Mesohet se te gjitha keto materiale jane derguar ne laboratorin e kriminalistikes, per te kryer ekspertizen e permbajtjes se tyre. Keto materiale, perfshi edhe ato te karakterit teknik, sipas prokurorise jane shfrytezuar per kerkimin e proves. Nderkohe ne adresen e internetit te forumit selefi, ku bente pjese edhe Artan Kristo, i njohur me emrin Muhamed Abdullah, jane fshire thenien e Kristos, mbi bazen e te cilave prokuroria nisi edhe kete procedim penal. Artan Kristo, eshte nje besimtar mysliman qe ben pjese ne rrymen radikale ekstremiste selefiste dhe vehabiste. Ai u arrestua dy dite me pare ne Durres, pas nje aksioni te Drejtorise se Policise se Tiranes. Pas dy muaj hetimesh, Prokuroria e Pergjithshme nisi ndaj tij, procedimin penal per "nxitje, thirrje publike dhe propagande per kryerjen e veprave me qellim terroriste". Per kete veper Gjykata e Tiranes, vendosi masen e sigurise se arrestit me burg.
L.K
L.K