Basha raporton per luften ndaj krimit
Tirane- "Shqiperia ka arritur te shkaterroje mbi 220 organizata dhe qeliza te krimit te organizuar ne Shqiperi dhe te coje mbi 1000 persona para drejtesise". Keshtu ka deklaruar Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, gjate takimit ministerial i cili zhvillohet ne kuader te Asamblese se Pergjithshme te 78-te, te INTERPOL-it ne Singapor. Basha u shpreh i vendosur ne zbatimin e nje politike, zero tolerance ndaj krimit. Ne fjalen e mbajtur ne kete takim, ministri Basha u ndal ne arritjet e Shqiperise gjate viteve te fundit, ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. "Shqiperia eshte shnderruar ne nje nga vendet me tregues te kriminalitetit nen mesataren e BE-se, duke garantuar rendin dhe sigurine, si dhe duke u kthyer ne vendin me te sigurt ne rajon",-tha ne fjalen e tij Basha. Ai vleresoi bashkepunimin ne kete lufte me vendet fqinje, vendet anetare te BE-se dhe NATO-s, me EUROPOL-in dhe INTERPOL-in. Bashkepunimi me INTERPOL-in, e rendit Shqiperine ne krye te listes, per sa i takon arrestimeve dhe ekstradimeve nga territori i vendeve anetare. Vetem gjate 3 viteve te fundit, jane arrestuar dhe ekstraduar rreth 500 persona te kerkuar nga INTERPOL Tirana. Ministri Basha rikonfirmoi vullnetin e pales shqiptare, per te proceduar me rigorozitet kerkesat per arrestimin dhe ekstradimin e cdo individi qe ka kryer vepra penale. Ministri Basha u ndal edhe ne hapat e ndermarre nga Shqiperia, lidhur me sigurine e kufijve dhe sistemeve per mbledhjen dhe transmetimin e te dhenave kriminale, nepermjet sistemit modern MEMEX dhe TIMS. Basha tha se se shpejti "Shqiperia do te dergoje oficerin nderlidhes te saj ne qendren e INTERPOL-it ne Lyon, France, duke rritur keshtu bashkepunimin me kete organizate".
Ministri Basha, vleresoi krijimin dhe konsolidimin e forces policore me te re, Sherbimin Policor te Kosoves, duke e konsideruar ate nje histori suksesi te OKB-se.
Ne kete takim ministri i Brendshem informoi homologet evropiane, per stadin aktual te plotesimit te kritereve nga Shqiperia, ne procesin e liberalizimit te vizave. Ministri Basha ka marre mbeshtetjen e plote te tyre, per avancimin e metejshem te ketij procesi deri ne plotesimin e objektivit per heqjen e vizave "Shengen" per qytetaret shqiptare.
Ne kete takim ministerial moren pjese rreth 70 ministra te Brendshem nga e gjithe bota. Shqiperia do te jete vendi organizator i Konferences Rajonale te INTERPOL-it, qe do te zhvillohet ne vitin 2011.
L.K