Bllokohen motore kontrabande mes tyre edhe Harly 1600 cc
Mania e ecjes me motor po shkon pertej imagjinates se lejueshme deri ne shkelje te ligjit. Deshira per te matur nje motor te permasave te medha si ato qe shikojme neper filma i ka shtyre te pasionuarit te gjejne rruge te ndryshme per ti pervetesuar nisur edhe nga cmimi i kripur i tyre. Ndoshta ne te pakta raste administrata doganore raporton per rastet flagrante te hasura ne ditet e fundit ne piken kufitare te Qafe-Botes me Greqine.
Burime zyrtare nga dogana raportojne per tri rastet e fundit qe i takojne kesaj pike kufitare nga e cila jane sekuestruar tre motore te fuqishem mbi 1 mije kubikesh. Motoret jane nje Harly Davidson 1500 cc nje motor Triumph 1050 cc dhe nje Suzuki 650 cc qe te tre te futur kontrabande.
Ne nje aksion te kombinuar te inspektoreve te antikontrabandes tokesore te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave dhe doganiereve te Qafe-Botes u sekuestruan tri motocikleta kontrabande te markave te ndryshme citon zyrtarisht dogana.
Motori Harly me permasa 1600 kubikesh kap nje cmim qe shkon nga 18 deri ne 40 mije euro ne varesi te sherbimeve qe ofrohen kurse motori i markes Suzuki me fuqi motorike 700 kubikesh kap nje cmim qe shkon deri ne 12 mije euro. Ajo qe bie ne sy eshte porosia per motorin e prodhimit anglez Triumph 1500 kubikesh i cili nuk gjendet ne qarkullim duke treguar rritjen e interesit per marka te ketij lloji.
Sipas autoriteteve doganore mjetet motorike ishin fshehur nen nje ngarkese me goma te perdorura ne dy automjete me targa te Tiranes dhe Sarandes.
Te tre motocikletat jane sekuestruar nderkohe qe ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Sarande eshte bere referimi i vepres penale te trafikimit te mjeteve motorike.