E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza te biznesi bien te ardhurat nga TVSH-ja

Shifrat e 9-mujorit stabilitet i financave rriten te ardhurat bien me 6 miliarde leke shpenzimet

Tatimi mbi Vleren e Shtuar taksa qe aplikohet zinxhir 20 per qind mbi cdo produkt ka shenuar nivel te ulet arketimi ne raport me parashikimet e Ministrise se Financave. Te dhenat zyrtare per periudhen janar-shtator tregojne se te ardhurat nga TVSH-ja shenojne nje ulje me rreth 1.8 miliarde leke me pak ne buxhet ne raport me parashikimin por 3 miliarde leke me shume se viti i kaluar. Ne total jane mbledhur rreth 237 miliarde leke nga taksat tarifat dhe detyrimet me rritje gati 1.1 miliarde leke dhe me realizim te lehte mbi 100 per qind. Nga totali i te ardhurave TVSH-ja ka mundesuar 84.3 miliarde leke te hyre ne buxhet me nje realizim plani ne masen e 97 per qind.

Renia e kesaj takse tregon qarte uljen e qarkullimit te mallrave ne ekonomi dhe reduktimin e forces blerese pra me renien e te ardhurave nga TVSH-ja kuptohet se biznesi nuk ka mundur te kryeje nje aktivitet sipas parashikimeve te pritshme te ministrise.

Duke u ndalur te taksat e tjera gjithnje sipas 9-mujorit 2010 akciza dhe tatimi mbi te ardhurat rezultojne me mosrealizim plani te plote gjithsesi mbeten afer objektivit 100 per qind. Ne menyre te habitshme pozitivisht duket tatimi mbi fitimin qe rezulton me nje rritje te dukshme me 600 milione leke dhe me nje realizim te planit ne masen 105 per qind.

Shpenzimet paraqiten me renie ne teresi me rreth 6.6 miliarde leke si veprim ndaj planit per te ndalur investimet e teperta. Investimet rezultojne afer planit ose 98.4 per qind. Ne total jane kryer rreth 46 miliarde e 754 milione leke investime ose gati 700 milione leke me pak se plani.

Sa i takon deficitit buxhetor duket se ulja e shpenzimeve ka ndikuar ne zbutjen e nivelit te huamarrjes se pergjithshme me te pakten 7.7 miliarde leke ndersa deri ne muajin shtator 2010 qeveria ka mundur te marre rreth 22 miliarde e 380 milione leke. Duke para shifrat aktuale te 9-mujorit duket se financat e shtetit shqiptar po shkojne drejt stabilitetit por nuk duhet harruar fakti se qeveria ka ndermarre ne muajin qershor nje vendim qe e shkurton buxhetin me rreth 40 miliarde leke dhe te ardhurat me gati 30 miliarde leke me pak. Pra te dhenat qe paraqet ministria i referohen planit te rishikuar ne mes te vitit per shkak te krizes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›