Gazetaria si po e vrasim profesionin
Kete jave gazeta Shqip sikurse edhe shume here te tjera ne fakt i kushtoi nje hapesire te vecante komenteve te disa kolegeve qe zakonisht investohen fort sa here qe ne faqet e shtypit apo ekranet e TV-ve debatohet per problemet e vete mediave. Fatos Baxhaku e Mentor Kikia secili ne optiken e vet shkruan keto dite per shqetesimet dhe veshtiresite qe kemi ne per te qene ashtu sic duhet profesioniste ne punen tone. Ata bene kritika e sugjerime te vlefshme qe per fat te keq edhe pse nuk jane qendrime te reja te tyre apo edhe shume kolegeve te tjere ne kete aspekt prapeseprape pervec solidarizimit mediatik apo te ndonje sms-je mbeshtetese nuk mund te sjellin ndonje aksion apo fushate te gjere mbeshtetese mediatike qe do te mund te na conte ne nje klime me te ndryshme sesa ajo qe ekziston sot ne ndermarrjet tona mediatike.
Pa dashur te perseris Baxhakun dhe Kikine ne keto rreshta do te perpiqem qe te ve ne dukje nje tjeter semundje te klases mediatike ne vend semundje e cila per fat te keq po gjen terren duke u perhapur me shpejtesi neper redaksi te medha apo vogla qofshin ato. Ndoshta per shkak te rutines dhe presionit te momentit ne te cilin gjendemi shpesh si pasoje e trysnise se momentit nderhyrjes se politikes apo nje pjese te botes se biznesit ne vend gazetaret kane harruar tashme edhe te shkruajne. Nuk ka asgje per te mos u besuar. Nese do te jemi vezhgues te mire te nje lajmi duke pare menyren sesi ai shkruhet ndertohet dhe i serviret publikut duket qarte se kronikat qe transmetohen shpesh ne TV apo shkrimet qe botohen ne gazeta jane krejt te ngjashme me njera-tjetren dhe me njoftimet e zedhenesve te partive pozite-opozite apo edhe zedhenesve te institucioneve kushdo qofshin ato. Nje arsye per kete qe ndodh eshte mania per te percjelle pike per pike ate qe kerkon te kumtoje zyrtari apo politikani.
Kurse arsyeja tjeter dhe me e renda ajo qe ndodh vetvetiu eshte lehtesia qe krijohet nepermjet mesimit dhe pershtatjes me menyren standarde te te shkruarit te zyrave te shtypit. Kush ka kohe dhe nerva te hulumtoje ne kete drejtim do mund te shohe ngjashmeri te frikshme qe me shume sesa me pertesen ka te beje me nje infeksion malinj qe po ua injektojme per fat te keq edhe brezave te rinj te gazetareve. Te cilet ne vend qe te mesojne ne praktike si shkruhet nje lajm i bien ne qafe profesionit. Kesisoj me ose pa deshiren e tyre ata jane te detyruar qe te mesojne qe lajmi shkruhet sic e kerkon shefi i tij. Teorikisht dhe profesionalisht kjo eshte shume e gabuar per gazetaret. Kurse praktikisht per fat te keq kjo eshte nje menyre e gjetur per te bere karriere ne kete mjedis qe nuk mund te krahasohet kurrsesi me ate te viteve lsquo90. Njerezit qe bene gazetari ne ate kohe edhe pse ashtu sikurse edhe sot edhe atehere gazetaret i sherbenin nje krahu te politikes prapeseprape nuk ia ngulnin thiken ne shpine profesionit te tyre.
Pavaresisht se ne cilen gazete punonim ne ato kohe nuk ndodhte qe lajmi te ngaterrohej me opinionin personal apo komentin redaksional per te cilin kishte gjithnje kolona te vecanta sa here qe e diktonte momenti Sot ka media vizive TV Klan apo ndonje tjeter per shembull qe shpesh e aplikojne praktiken e komentit redaksional menjehere pas dhenies se lajmit per nje ceshtje te caktuar por ne nje mase te madhe te mediave komenti ze pjesen me te mire te vete lajmit. Duke mbetur ne ate kohe pervojat tona personale me Aleksander Frangajn Ben Blushin Armand Shkullakun Andi Bushatin Martin Leken Fatos Baxhakun etj. ishin gazetari e paster dhe idealiste pavaresisht se qendrimet e tyre politike mund te ishin ne favor apo jo te qeverive ne ato vite. Me te drejte Kikia permendi nje rast te nje shkrimi te atyre viteve mbi jetimet qe i shpetuan mbylljes ne cmendine por kush mund te thote sot se cili shkrim apo cila kronike televizive ka efektin qe kishin artikujt e gazetave ne ate kohe Thuajse asnje Nuk eshte problemi ketu per te evokuar nje kohe apo mohuar kontributin e nje brezi pak te mevonshem gazetaresh.
Fjala eshte per te theksuar se per shkak se gazetaria sot ka humbur misionin e saj edhe gazetaret jane kthyer ne punetore me meditje qe me shume sesa per profesionin mendojne per te mos humbur vendin e tyre te punes.
Sot gazetaret nuk i ka frike askush dhe faqet e gazetave mund te kthehen ne fleterrufe apo cifte per ti bere presion dikujt pikerisht sepse sic permenden Baxhaku e Kikia gazetaria ka bere kompromis me politiken por ne dem te saj ama duke cenuar edhe dinjitetin por edhe aspektin profesional. E keqja tjeter eshte se kjo lloj gazetarie dhe keta lloj gazetaresh ne shume raste mbeshteten nga politikanet te cilet jane te sigurt se do ti kene sherbetore te zellshem gjate gjithe karrieres se tyre. Ata mbeshtesin edhe njerindashtjetrin pasi edhe praktika e punes dhe interesat e tyre jane te njejta. Ne kete menyre krijohet ajo qe shpesh quhet elite gazetarie e cila me shume sesa profesionit i ben hyzmet menyrave apo praktikave te pandershme qe u mundesojne keshtu mbijetesen madje ne nivele te larta ne kete profesion aq te nderuar.