Bllokohen pa asnjë justifikim për 5 orë botet e firmës ARMO
Autoriteti Portual merr urdhër nga lart, pa asnjë arsye konkrete
Ka mjaftuar një urdhër nga lart, por pa asnjë arsye konkrete, dhe një anije greke me flamur panamez është bllokuar paraditen e djeshme në portin e Durrësit. Anija transportonte bitum të lëngshëm për llogari të kompanisë ARMO por me një urdhër të kapitenerisë së portit ajo është penguar që të nisë përpunimin. Përfaqësuesit e kompanisë që shoqëronin ngarkesën thanë se urdhri për ndalim është dhënë nga Ministria e Transporteve. Ndërkohë raportohet se edhe në kombinatin e përpunimit të thellë të naftës është bërë pengimi nga ana e policisë e mjeteve dhe autoboteve që dilnin nga ambientet e brendshme të ndërmarrjes. Botet e firmës Armo kanë mbetur të bllokuar në portin e Durrësit pasi një urdhër i drejtorit të këtij porti i ndalonte ata për të hyrë. Përfaqësuesi i ARMO-s u shpreh se të gjithë dokumentacionet ishin të rregullta dhe nuk dihej pse ishin bllokuar por thuhej se qenka një urdhër nga lart. Realisht nuk dihet pse këto bote u bllokuan për më shumë se 5 orë në portin e Durrësit e më pas u lejuan vetëm pas zhurmës mediatike. Kështu, anija greke Agia Theodhora ka nisur më në fund të përpunohet në orët e pasdites së djeshme pas disa orë qëndrimi në pritje. Shkak për këtë vonesë është bërë moslejimi i kamionëve bote për të hyrë në port dhe më pas për të marrë ngarkesën nga anija. Këto bote janë bllokuar në hyrjen 4 të portit të Durrësit, e cila shërben si hyrje për mjetet e mëdha të transportit. Gjashtë bote kanë qëndruar më shumë se 5 orë në këtë pikë hyrëse, pasi efektivat e sigurisë portuale nuk kanë lejuar që kamionët të shkojnë tek anija. Autoritet e doganës por edhe ato të kapitenerisë kanë thënë se bllokimi nuk ka të bëjë me këto autoritete pasi dokumentacioni ka qenë i rregullt. Në cisternën e anijes kishte ngarkesë bitumi me 2670 ton dhe mjeti i transportit është nisur nga porti që ka të njëtin emërtim si dhe anija për llogari të një kompanie shqiptare. Burime nga kapiteneria kanë bërë të qartë se vonesa në nisjen e përpunimit të anijes nuk kishte të bënte me llojin e ngarkesës, ekuipazhin, certifikatën e mallit apo me probleme të tjera doganore, ndërkohë që autoriteti portual akoma nuk ka deklaruar arsyen e mbajtjes për 5 orë në hyrje të portit të boteve. Anija greke ka hyrë në portin e Durrësit rreth orës 13:50 të datës 23 qershor 2009 dhe pas 24 orë qëndrimi në kalatën numër 1 ka nisur më në fund përpunimin. E për sa kohë lidhur me ndalimin e këtyre boteve nuk është bërë e ditur asnjë një arsye logjike, një vendim i tillë mbetet arbitrar.