“Randolph”, kryqëzori që prishi përfundimisht marrëdhëniet SHBA-Shqipëri
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Graham Hovey, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Associated Press”
9 nëntor 1946 - Qeveria e Shteteve të Bashkuara, lajmëroi dje për planet e një daljeje të re në det të luftanijeve amerikane në Mesdheun Lindor, duke i acaruar marrëdhëniet politike me Shqipërinë, një nga vendet që shtrihet gjeografikisht në një nga zonat me tensionin më të lartë. Në fillim, flota detare amerikane zbuloi se tri anije, përfshirë dhe aeroplanmbajtësen, do të hyjnë në portet turke dhe greke në javët e ardhshme. Më pas, Departamenti i Shtetit lajmëroi se misioni amerikan në Shqipëri do të kthehej në shtëpi. Por zyrtarët e qeverisë amerikane, që kanë dijeni për të dyja ngjarjet, thanë prerazi se këto dy ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Departamenti i Shtetit tha se misioni shqiptar do të tërhiqej, sepse qeveria e gjeneralkolonel Enver Hoxhës nuk kishte rënë dakord të pranonte si të vlefshme të gjitha traktatet shqiptare të paraluftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komunistët dominojnë qeverinë
Shtetet e Bashkuara propozuan më 10 nëntor 1945, të pranonin zyrtarisht njohjen e qeverisë së dominuar nga komunistët e gjeneral Enver Hoxhës, nëse ajo do të konfirmonte zyrtarisht vlefshmërinë e marrëveshjeve. Hoxha tregoi vullnet për të pranuar të ashtuquajturat marrëveshjet shumëpalëshe, të cilat nuk përfshinin vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, por dhe qeveritë e tjera të huaja gjithashtu. Sidoqoftë, ai nuk bëri të njëjtin premtim në lidhje me marrëveshjet që përfshinin vetëm këto dy vende. Xhorxh D. Henderson, përfaqësuesi i përkohshëm amerikan në Tiranë, lajmëroi ditën e martë Hoxhën, se nuk kishte asnjë arsye që misioni të vazhdonte të qëndronte në Shqipëri. Lajmërimi i marinës amerikane theksonte se marrëveshjet për lundrimet e reja në detin Mesdhe, që do të përfshinin vizitat në Liban, Egjipt, Kretë dhe Arabi Saudite, ishin përfunduar nga Departamenti i Shtetit.
“Fanfari” nuk pëlqehet
Vetëm një javë më parë, Departamenti i shpëtoi përkohësisht përfshirjes në një fluturim rreth botës të planifikuar me një avion “B-29”- Superfort, duke bindur Departamentin e Luftës të shtynte udhëtimin. Asnjë zyrtar i Departamentit të Shtetit nuk donte të komentonte direkt as për lundrimin e ri të Flotës, dhe as se përse sekretari Birnes e miratoi atë, pa dashur të dënojë publikisht fluturimin B-29. Por zyrtarët në dijeni me zhvillimet në lidhje me këtë çështje në Flotën e Luftës dhe Departamentin e Shtetit, thanë se pozicioni i Birnes në thelb është ky: “Ai nuk i kundërshton fluturimet B-29 në udhëtimet e flotës mbi Mesdhe në çdo kohë, por atij nuk i pëlqen t i ketë shërbimet të trumbetuara. Sipas tij, kjo mund të ringjallë shfaqjen e vjetër akuzave përmes forcës dhe vringëllimës së shpatave kundër vendit të tij, duke e bërë detyrën e tij paqebërëse më të vështirë, veçanërisht me Rusinë.
Shqetësimi i deklaratave të shërbimit
Thuhet se Birnes është shqetësuar nga fakti se ndihmëssekretari i Luftës, U. Stjuart Simington, njoftoi se Forcat Ajrore Amerikane do ta kryenin fluturimin B-29, në qoftë se Departamenti i Shtetit do ta miratonte afërsisht tri javë përpara se Departamenti i Luftës të kërkonte zyrtarisht miratimin e Birnesit. U tha gjithashtu se ai ishte i mërzitur nga deklarata e sekretarit të Marinës, Forrestal, më 30 shtator që luftanijet të vendoseshin në pjesë të ndryshme të botës pjesërisht për të “mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen e politikave të saj”. Disa zyrtarë të Departamentit të Shtetit i konsideruan deklaratat e Forrestalit dhe Simingtonit si përpjekje të të dyja shërbimeve të armatosura për ta zhvilluar më tej këtë plan të politikës së jashtme. Aeroplanmbajtësja 27.000- tonëshe, “Randolph”, kryqëzori i lehtë “Fargo” dhe bombarduesi “Perry”, do të kryejnë udhëtimin në ujërat territoriale greko-turke. Marina tha se vizitat e luftanijeve ishin pjesë e “manovrave ushtarake”.
Tërheqja e misionit
Shtetet e Bashkuara urdhëruan tërheqjen e misionit të saj politik në Shqipëri pas përpjekjeve të çuara dëm prej një viti për të rifutur në fuqi marrëveshjet e paraluftës dhe ato diplomatike, si bazë për të njohur qeverinë e këtij vendi, - lajmëroi dje Departamenti i Shtetit. Kjo lëvizje amerikane e vendos Shqipërinë së bashku me Bullgarinë në listën e vendeve evropiane të dominuara nga Bashkimi Sovjetik, të cilat Shtetet e Bashkuara nuk do t i njohin për shkak të mungesës së frymës së bashkëpunimit. Bullgaria u përjashtua, për shkak të pakënaqësive për situatën e zgjedhjeve të fundit kombëtare, në të cilat partitë jokomuniste pretendonin se ishin shtypur dhe u ishte mohuar vota e drejtë. Departamenti tha se misioni amerikan do të kthehet në shtëpi, për shkak të refuzimit të Sekretarit të Parë të Partisë, Enver Hoxha, për të rivendosur marrëveshjen më të përkrahur dhe nga populli shqiptar. Sipas kësaj marrëveshjeje, të firmosur përpara lufte, Shtetet e Bashkuara gëzonin të njëjtat të drejta tregtie si të shteteve të tjera që bënin tregti me Shqipërinë. Këto burime thanë se Hoxha, me sa duket, i është dukur e përshtatshme ideja e dhënies së të drejtave të tregtisë ekskluzivisht për Rusinë. Një tjetër pikë që mbështet këtë tezë është refuzimi i Shqipërisë për t u njohur shtetësinë emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Një numër i padeklaruar shqiptarësh të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si amerikanë, u kthyen në vendlindje përpara luftës, për një apo tjetër qëllim dhe e patën të pamundur të merrnin leje për t u nisur sërish. Dhe arsyeja tjetër është politika e jashtme amerikane që lajmëroi për manovrat që do të kryheshin në Turqi dhe portet e tjera të Mesdheut Lindor, gjatë nëntorit dhe fillimit të muajit pasardhës.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009