E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo vetëm kur ju duhet vota!

Nga Petraq FLOKU
(Një kulturë qytetare më e lartë do të sillte dhe një votë më të analizuar, pse jo dhe ligjvënës më të përgjegjshëm, por...)
Të kërkosh progres dhe standarde, drejtësinë dhe vlerësimin që të takon, të kërkosh garanci për të sotmen e të nesërmen, rend dhe stabilitet, siguri jete dhe normalitet, sdo të thotë që je kundër shtetit apo qeverisë. Përkundrazi je pikërisht për atë shtet që gjithkush e dëshiron, je për një vizion tejet perëndimor, madje jo thjesht në planin teorik, por më shumë në atë praktik.

Sa shumë na lumturojnë premtimet e tribunave elektorale. Edhe pse e dimë që avazi i ujit, dritave, çmimeve, rrogave, vizave etj, etj do jenë dhe për mjaft vite të tjera gangrena jonë, ne prapë gëzohemi, brohorasim, madje zihemi e zhvatemi me njeri-tjetrin sikur ai kolltuku i butë e i ngrohtë në parlament pret ndonjërin nga ne tifozët sherrxhinj. Po të mos na buhavisin e rrokanisnin kokën me orë të tëra disa televizione një muaj rresht, do ishte mrekulli ta kalonim gjithë jetën në fushatë, se së paku sdo na mungonin premtimet e do na shtohej optimizmi dhe shpresa. Kudo flamuj, çdo natë koncerte, rrallë e tek e dendur dhe ndonjë sharje me edukatë perëndimore, ovacione dhe rritje të adrenalinës, të ngopur me rock e me... Po medalja ka dhe anën tjetër: me të mbaruar zgjedhjet, të zgjedhurit na harrojnë dhe jo vetëm ne, por dhe premtimet e tyre. Fillon cikli letargjik katërvjeçar. Pastaj hapen sërish sirtarët e arshivave, nxirren prej tyre fjalimet e pluhurosura, fotokopjohen e shumëfishohen, lexohen e rilexohen, palosen e riarshivohen. Ashtu edhe ne: dalim sërish nëpër sheshe, ridëgjojmë e riduartrokasim fjalimet e oratorëve, rivotojmë e rizgjedhim të rizgjedhurit me emra apo me numra, rindezim gjeneratorët, rimbushim ujë me bidonë në Dajt, riblejmë provimet e fakultetit, rivdesim dyerve të spitaleve, rikalojmë nga mali në emigracion, riblejmë me çmime evropiane e ripaguhemi me standarde afrikane. Sthonë kot: Ta vënë festen sipas kokës dhe mirë na e bëjnë, sepse vetëm kur na afrohet zjarri në shtëpitë tona, kujtohemi të ngremë zërin për të drejtat e mohuara, ndërsa kur i digjet mjekra tjetrit, duam të ndezim cigaren në të dhe bëhemi sehirxhinj. Na mungon uniteti i reagimit ndaj dukurive negative, në të kundërt zgjedhim rrugën më ekstreme e natyrisht edhe atë në mënyrë spontane. Na mungon kurajua e denoncimit të një fenomeni diskriminues e korruptiv, sepse mbetemi të vetëm, të pa mbështetur e të pa përkrahur nga njeri-tjetri në betejë. Këtu se kam fjalën për beteja në kuptimin vulgar, por për të minimizuar me rrugë, forma dhe metoda demokratike gjithçka abuzive, që në momentin që ajo lind. Shkurt jemi të paorganizuar dhe pa kulturë demokratike. Të kërkosh  progres dhe standarde, drejtësinë dhe vlerësimin që të takon, të kërkosh garanci për të sotmen e të nesërmen, rend dhe stabilitet, siguri jete dhe normalitet, sdo të thotë që je kundër shtetit apo qeverisë. Përkundrazi je pikërisht për atë shtet që gjithkush e dëshiron, je për një vizion tejet perëndimor, madje jo thjesht në planin teorik, por më shumë në atë praktik. Veç ne duhet të flasim, të ngremë zërin. Nëna e ushqen fëmijën kur ai qan. Kur diskutojmë për këto probleme, jemi të gjithë në një mendje, po realisht askush nga ne nuk del në krah të tjetrit po nuk ju cënua interesi i tij vetjak. Ja tregojmë shpesh shoshoqit historinë e Nastradinit, kur ra zjarri në fshat dhe shprehjen e tij larg b... time. Fryma e indiferentizmit te ne është mbytëse. Edhe kur shohim që një fëmijë tund e gati thyen trungun njomëzak të një peme të porsambjellë apo dikë tjetër që hedh me kapadaillëk në mes të rrugës gjithfarë mbeturinash, nuk reagojmë, skemi guximin dhe kurajon qytetare ti flasim, sepse po na u kthye egërsisht mostra, askush sna gjendet në krah, të gjithë shmangen, largohen. Veç  kur dikush na prek qoftë dhe një gjethe nga e jona, shpalosim trimërinë sëbashku me gjithë arsenalin luftarak, sigurisht kundra njeri-tjetrit. Kandidatin për deputet vërtet nuk e caktojmë ne, por ama e votojmë ne. Ndaj jemi pikërisht ne ata që mund dhe duhet të korrigjojmë shënjestrën e gabuar me votën tonë. Sepse ne i njohim ata në dy këndvështrime: në atë real dhe në atë aktorial, kur për hir të dashurisë ndaj privilegjeve, na shfaqen me tjetër qëndrim: shumë të afërt e të dashur, parimor e të ndershëm, të hapur, bujarë, babaxhanë. Ky është realiteti. Atëherë çfarë duhet të bëjmë?! Të ulemi me këmbë në tokë, larg emocioneve të çastit, larg britmave e tifozërive për inat të njeri-tjetrit e të kërkojmë llogari për një rrugë të premtuar, që sështë realizuar, për një ujësjellës, shkollë, kopsht, ambulancë. Ti shkojë djersa çurkë deputetit të sotëm apo të ardhshëm kur takohet e bashkëbisedon me ne, të mendohet mirë për ato që nxjerr nga goja dhe angazhimet që merr, tja bëjmë të qartë që do ti tundim derën e parlamentit po si mbajti premtimet, të jemi aktivë jo si partiakë, po si qytetarë, sepse fëmijët tanë qofshim ne demokratë, socialistë a legalistë duan njësoj mirëqenie, arsimim, integrim. Gjithsecili ta vlerësojë drejt dhe si shumë të rëndësishme atë që ka në dorë: votën, pa e neglizhuar rolin e veprimit të tij dhe vlerën e asaj që quhet votë. Dhe ti i nderuar deputet që sot je një prej nesh, e që njeri prej nesh duhet të mbetesh dhe kur të jesh ulur në atë kolltukun aq shumë të lakmuar, mos na i qa hallet një herë në katër vjet, mos shtro një herë në katër vjet të njëjtat copa rrugicash me asfalt elektoral se herë të duhet vota jonë, mos lufto kaq fort për ne një herë në katër vjet, por lufto vazhdimisht, përcille zërin tonë, mos harro e as mos nëpërkëmb nderin dhe besimin tonë. Sepse mbas katër vjetësh ndodh që edhe ti mund të kthehesh në origjinën tënde, tek ne dhe te hallet tona të përbashkëta, ose do rikërkosh votën tonë. Dhe ne atëherë ndoshta do dimë çqëndrim

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›