Banka e Shqipërisë: “Fundi i 2009-ës, rënie e ekonomisë”
Autori i Lajmit: red.
Banka e Shqipërisë paralajmëron se fundi i vitit 2009 do të shënojë edhe fillimet e rënies ekonomike të vendit. Kështu efektet e krizës globale duket se do të ndihen së pari në remitancat e emigrantëve që do të shënojnë rënie, por edhe në shkurtimin e vendeve të punës, kryesisht të firmave që punojnë me fason dhe operojnë në tregun e huaj, të infektuar tashmë nga recesioni ekonomik. Këtë analizë ka bërë dje Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, i cili për të marrë masa kundër rënies ekonomike të parashikuar tashmë, ka mba jtur të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.75 për qind. Ulja e ritmeve të kredisë, ngadalësimi i zgjerimit monetar, zhvillimet në bilancin e pagesave gjatë muajve të parë të vitit 2009, ecuria e disa treguesve fiskalë dhe opinionet e biznesit e konsumatorëve, sugjerojnë se kërkesa e brendshme ka ardhur në rënie. Ky zhvillim është reflektuar në reduktimin e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve të bizneseve dhe në uljen e presioneve të brendshme inflacioniste.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009