E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmi/Edi Rama planifikon taksë të re për legalizimin, në rast se i jepet shumica në qeverisje

Edi Rama ka në plan për të vënë taksa të reja për familjet që Berisha u ka legalizuar shtëpitë në periferinë e Tiranës për t’u hakmarrë për humbjen e pritshme të zgjedhjeve. Këtë skemë Edi Rama e ka vendosur në takimin që ka pasur me banorë të Kamzës, por edhe banorë të zonave të tjera të periferisë së kryeqytetit.

Duke parë rritjen e dukshëm të nivelit të jetesës në zonat me popullsi të ardhur pas viteve 90, pas ndërhyrjeve të qeverisë qendrore me grande dhe fonde shtesë për projektet e qeveritarëve lokalë, Edi Rama ka dhënë porositë e radhës që të gjitha familjeve që Berisha u ka legalizuar banesat e që do të vazhdojë t’ua legalizojë, ai do u vendosë një taksë të re që gjoja do ta përdorë për të urbanizuar zonat informale.

Duke e pasur të sigurt edhe për pak kohë pozicionin si kryebashkiak, (është i sigurt tashmë që zgjedhjet e përgjithshme i ka të humbura) Edi Rama ka përgatitur planin e shpagimit ndaj votuesve demokratë të qarkut të Tiranës. Ai nëpërmjet instrumenteve të tij në Këshillin Bashkiak dhe administratën e bashkisë ka udhëzuar planifikimin e taksës së re të legalizimit të padëgjuar më parë për qytetarët e Tiranës. 

Duke dalë për herë të parë në rrugët e Tiranës jashtë perimetrit të bulevardit kryesor, Edi Rama ka hasur përpara tij investime private për ndërtime banesash që ai nuk i kishte imagjinuar dhe menjëherë si nuhatës  dhe zhvatës i parave që nuk janë të tijat, ka menduar skemën se si do i ndëshkojë votuesit demokratë. Ai në takimet e radhës ka premtuar se do të merret personalisht me legalizimet e shtëpive të qytetarëve të Tiranës e se nuk do të linte këtë punë siç tha ai  “në dorën e Shaban Memive” të radhës. 

Arsyeja që ai deklaroi këtë ka të bëjë me vendimin e marrë që ai të jetë i involvuar vetë si përgjegjës për të mbledhur paratë e legalizimeve dhe më pas hartimin e listave të sakta për taksimin e legalizimeve. 

Teoria e tij, më parë urbanizim dhe pastaj legalizim ka pësuar një përkulje dhe tani ai kërkon legalizim por me kushte ekonomike dhe kosto financiare, kosto e cila do të përcaktohet vetëm nga ai dhe do të kontrollohet vetëm nga ai. Në bisedat e lira me qytetarë të Tiranës dhe zonave informale, Edi Rama u ka bërë të qartë atyre se do të jetë vetë edhe kryeregjistrues, edhe kryetatimor, edhe kryefinancier dhe kryearkëtar dhe projektues shpenzimesh dhe i buxhetit dhe të gjitha të tjerat. Duke parë se në rrugën e zhvatjes së parave nëpërmjet lejeve të ndërtimit ka disa pengesa tani të ngritura sërish nga Berisha, ai ka menduar që të kompensojë këto telashe në kuptimin ekonomik duke gjetur një burim tjetër nga ku të marrë paratë që ndoshta nuk do i marrë dot as nga taksat e tabelës, as të biznesit dhe as të lejeve të ndërtimit. 

Tashmë taksa e re ka synim gjithë të legalizuarit dhe dhjetëra mijëra familje të ardhura pas vitit 90 në Tiranë do të paguajnë marrëzitë e Edi Ramës. Me këtë plan të ri ai do të hakmerret edhe pr pengesat që qeveria i nxori që të mos taksonte të gjithë qytetarët shqiptarë që hynin në Tiranë dhe shifra e parave që ka humbur nga kjo iniciativë tjetër marrëzie nuk mund të mos merret parasysh nga iniciatori Rama.

Shifra e taksës do të jetë e lartë, sepse logjika arrogante e Edi Ramës nuk mund të pranojë që qytetarët shqiptarë kanë derdhur djersë për vete dhe jo pak për të, kështu që asgjë e mirë nuk mund të pritet nga ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›