SHBA: Qeveria, kujdes me median e pavarur
Ambasada amerikane reagoi menjëherë dje pas rrethimit të redaksisë së gazetës “Tema”. Sipas saj, për këtë çështje ka një vendim gjykate, pra për vazhdimin e punës, dhe këtë duhet ta respektojë edhe policia.
TIRANE- Ambasada amerikane reagoi mbrëmë në mbështetje të gazetës “Tema”, e cila u bllokua nga policia e shtetit. Në reagimin e saj, kjo ambasadë thekson se ka një vendim gjykate, e cila lejon vazhdimin e punës në këtë redaksi. “Ka një vendim gjykate për këtë çështje dhe ne nxisim një proces të rregullt”, - është qëndrimi i ambasadës, pasi policia rrethoi redaksinë e gazetës “Tema”, duke mos lejuar gazetarët të hyjnë brenda. Arsyetimi i qeverisë për këtë çështje është se vendi ku ndodhet redaksia është cilësuar si “objekt i rëndësisë të veçantë”. Është quajtur kështu, pasi sipas qeverisë, në këto ambiente do të prodhohen kartat e identitetit dhe për këtë shkak policia duhet të garantojë sigurinë e procesit të saponisur. Por, Mero Baze, drejtori dhe pronari i kësaj mediaje, është shprehur se redaksia e tij me ndërtesën ku do të prodhohen kartat e identitetit janë në distancë me njëra-tjetrën. Sipas tij, ky është thjesht një justifikim i qeverisë për të marrë këto masa, që ndër të tjera është edhe prishja e një marrëveshjeje mes kompanisë së tij mediatike dhe qeverisë për ta marrë këtë ambient me qira për disa vite. Këtë çështje e preku edhe Kryeministri Berisha ditë më parë, në një konferencë shtypi, dhe sipas tij nuk ka ndonjë problem shumë të madh. Berisha sqaroi se kompania mediatike duhet të lirojë ambientet për shkak se duhet të garantohet procesi i prodhimit të kartave të identitetit.
(s.g/BalkanWeb)