E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata e përmbytjeve, Topi takon Priftin

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një takim me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti. Takimi u fokusua në situatën e përmbytjeve në veri-perëndim të vendit të shkaktuar nga reshjet dhe nga derdhjet e kontrolluara të ujrave të liqeneve në kaskadën e lumit Drin.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Prifti e informoi Presidentin Topi për gjendjen e tri ujëmbledhësve të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin si dhe me monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të ujit, prurjeve dhe shkarkimeve e kontrollura nga specialistët dhe ekspertët hidrikë duke e siguruar kreun e shtetit se situata është drejt përmirësimit.

Presidenti Topi theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional dhe frymës së solidaritetit nëpërmjet një organizimi më kompleks, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo situatë e vështirë dhe të minimizohen dëmet në maksimum duke iu rikthyer normalitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›