E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kroaci, Josipoviç president

ZAGREB- Ivo Josipoviç eshte presidenti i ri i Kroacise. Komisioni elektoral vendas deklaroi social demokratin në opozitë, Josipovic, si fitues fitues të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Kur patën mbetur vetëm disa fletë votime për tu numëruar, KQZ deklaroi se Josipoviç ka fituar 60 përqind të votave kundrejt 40 përqind të kryetarit të bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç. Asnjëri kandidat nuk fitoi shumicën në raundin e parë të zgjedhjve dy javë më parë. Josipoviç, një profesor i drejtësisë dhe kompozitor i muzikës klasike, tha se të gjithë kroatët ishin fitues, duke thënë se të gjithë e duan një vend ku puna nderohet dhe krimi dënohet. Ai bëri një fushatë me premtimet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kushtet kryesore këto për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu tha se deshironte të përmirësonte kushtet e përgjithshme të jetës. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç u mbështet nga konservatorët, veteranët e luftës dhe një numër i madh i kroatëve që jetojnë jashtë vendit. Ivo Josipoviç i zë vendin presidentit Stipe Mesiç të cilit i mbarojnë dy mandatet e mundëshhme nga pesë vite secili muajin që vjen. Agjencia e lajmeve kroate, Hina thotë se Mesiç e telefonoi pasuesin e tij për t’i uruar fitoren.Edhe exit pollet e transmetuara në televizionet vendase RTL Croatie dhe Nova TV nxorën fitues Josipovic duke lënë pas kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›