E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paramilitaret festive

Thene me se buti, une nuk jam dashamir i datave dhe ngjarjeve te medha. Nuk me pelqen Viti i Ri. Me Shen Valentinin, mund te them se kam raporte gati armiqesore. Nuk qendroj me mire as festat kombetare.

Jo qe ne nuk jemi popull zbavites dhe festiv, kjo jo se jo, por i urrej situatat kur per shkak te pritjeve te medha, organizatoret, qofshin ata familjare ose udheheqes te institucioneve, sforcohen per te qene ne nivel te detyres. Dhe kur ne vend te dashurise dhe respektit per datat e rendesishme, ne na shfaqet nje fytyre agresive.

Kjo sjell, mes tjerash, situata komike, e ndonjehere edhe dramatike.

Keshtu e prita edhe ditelindjen e shtetit te Kosoves.

Me pertese u jam pergjigjur urimeve per njevjetorin e shpalljes se shtetit, e me pikellim i percolla pamjet. Ky popull nuk di te festoje dhe keto institucione nuk dine te organizojne. Ndoshta sepse gjate historise tone ka pasur shume pak ngjarje festive, e tash edhe kremtet na ngjajne pak me protesta e pak me lufte.

A i keni shikuar pamjet kaotike neper rruget e Prishtines?

Nje nate para 17 shkurtit, ne kryeqytet kishin zbarkuar paramilitaret e pare festive. Vetura te mbushura me burra, shtyheshin me njeri-tjetrin se kush po vozite me cmendurisht ne midis te Prishtines. Nese kjo eshte feste, atehere feste mund ta quajme edhe diten e Ashureve, kur per ta respektuar kete date besimtaret e godasin veten me kamxhik.

Si t'i quaj masat qe naten e 16 shkurtit kishin dale rrugeve te Prishtines?

Ata veten nuk e ndeshkonin, por paraqitnin kercenim serioz per secilin qytetar tjeter. Ngjasonin ne tifoze agresive te skuadrave te futbollit. As nuk pyesin a ka semafor kund, e as polic. Fascinohem kur i shoh edhe kur i perplasin veturat mes vete. E kane nje solidaritet te paimagjinueshem. Nese do t'i kishin perplasur veturat ne dite te tjera, sigurisht do te grushtoheshin, por ne keto dite te medha dalin dhe perqafohen. Por, ky solidaritet mua nuk ma ngroh zemren. Sepse nuk deshiroj t'i shoh rruget e qytetit si nje piste vdekjeprurese. Pune e madhe nese vozitesit, edhe kur bejne ndeshje, nuk zihen me grushte, por dalin e hedhin valle ne mes te udhekryqit.

Problemi eshte se keshtu nuk festohet.

Kjo me shume te duket si ndonje padegjueshmeri qytetare, ku nuk vlejne as ligjet e as rregullat. Kuptohet qe secili njeri ndjen gezim per nje dite si 17 shkurti, mirepo jo secili ka te drejte te shprehe ate gezim qysh t'i thote mendja e tij. Kjo qe po behet per dite te medha ne Prishtine, nuk dallon aspak prej manifestimeve te Shen Gjergjit ose Shen Markut, qe behen neper tyrbe te ndryshme, mbi varreza. Tupane atje, tupane ketu. Surle atje, surle ketu. Vetem se ne Prishtine ka me shume njerez dhe kaosi eshte pak me i madh.

Por, a do te duhej te ndodhte keshtu? A do te duhej qe skenariste te Dites se Pavaresise te ishin 100 mije a 200 mije shqiptare? Nese te gjithe pajtoheni qe jo, atehere pse dikush nuk e merr situaten nen kontroll? Pse nuk ulen Qeveria e Kosoves, Komuna e Prishtines dhe te gjithe ndermarresit private qe ta bejne nje organizim te perbashket te kesaj dite te madhe? Nese dikush provon te me bind qe 17 shkurti eshte organizim i perbashket, atehere do te pikellohesha shume. Nese kaq jane forcat tona organizative, po heq dore prej kerkesave te mija te metutjeshme dhe po pajtohem qe nuk paska zgjidhje tjeter, pervec kesaj.

Mirepo, une besoj qe ka zgjidhje, por nuk ka ide.

Meqe gjithmone na akuzojne ne gazetareve se vetem kritikojme, por nuk japim zgjidhje, atehere po provoj qe keshtu ad-hoc dhe me koke te nxehur te propozoj se si do ta organizoja une kete dite, po te isha Kryetari i Prishtines.

Diten kur e ka dhene betimin Presidenti Barak Obama, rregullat e trafikut kane pesuar ndryshim total ne Uashington. Ose thene me mire, nuk ka pasur trafik fare ate dite neper rruge.

Pra, po nisim prej kesaj. Imagjinojeni Prishtinen kete dite te festes, nese trafiku do te ndalohej neper te gjitha rruget kryesore. Kurse prej trotuareve te qendres se qytetit do te eliminoheshin pameshirshem tregtaret e flamujve. Te deboheshin prej qendres, se paku per nje dite ose dy, te gjithe shitesit mobil te CD-ve dhe kasetave, te cilet sipas shijes se tyre e argetojne pjesen tjeter te njerezve qe kane dale te festojne. Se paku, per nje dite, te largohen prej semaforeve pastruesit e xhamave te veturave. E per te na bere te ndihemi pak me te disponuar keto dite feste te largohen prej trotuareve edhe lypesit e zhveshur. Pasi te perfundohet kjo pjese, atehere nje grup i perbashket i Qeverise, Komunes dhe bizneseve private do te duhej qe te merreshin vesh dhe t'i tregonin publikut se cilat jane ngjarjet qe me 17 shkurt do te zhvillohen ne Prishtine. Ne vend te postereve individuale dhe lara-lara, qe shemtise se Prishtines ia gjuajne edhe nje cope lloc, do te duhej te dominonte nje njoftim i madh, ne disa pika te Kryeqytetit, ku do te tregohej se kur ka koncert te qender te Prishtines, ne sa ora do te kendoje Muharrem Ahmeti dhe ku, prej sa fillon performancen e tij Satoshi Tomiie ne Spray, ku dhe kur do te kendojne grupi Morandi, kush do te kendoj ne Strip Depo, ne Flirt.... Per kete do te mund te hapej edhe nje faqe ne internet.

Nuk deshiroj ta zbeh kete dite te madhe me kete ze kritik. Doren ne zemer, as nuk mundem. Por, vetem po kerkoj dhe po shpresoj qe nje dite dikush do te dale e do t'u tregoje qytetareve se ne qender te Prishtines nuk vihet per te festuar me kerr e me kale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›