Incesti, shtatzene ne perdhunim
Elbasan- Dy vellezer dyshohen per perdhunimin e kusherires se mitur dhe lenien e saj shtatzene. Ngjarja ka ndodhur shtate muaj me pare, ne fshatin Plangarice te Elbasanit, ndersa eshte zbuluar vetem disa dite me pare kur vajza, sot 18 vjece, perfundoi ne spital me simptoma dhe mjeket konstatuan se ne bark, rriste nje foshnje 7-muajshe. Gjate marrjes ne pyetje dhe bisedes me prinderit, ajo ka treguar se nje dite ne mal, duke kullotur bagetite, e sulmuan dy djemte e xhaxhait, te cilet kunder deshires e perdhunuan. Ndersa i ka kercenuar se do te tregonte ne shtepi, ata i kane kerkuar qe te mos e bente se dy familjet do te futeshin ne konflikt, por duket se shtatzenia e papritur ka nxjerre ne shesh te verteten. Nje prej djemve, 16-vjecari Mondi C., eshte arrestuar nga policia, kurse i dyti, Bukurosh C., eshte arratisur pasi ka mesuar per denoncimin. Policia tha se ka marre deshmine e plote te 18-vjecares N. C. dhe ka nisur hetimet per incestin. Familja e te dyshuarve, aktualisht banon ne qytetin e Durresit, kurse 19-vjecari Bukurosh C., mendohet te jete arratisur ne Greqi.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur 7 muaj me pare ne nje nga lendinat, ne pyllin e fshatit Plangarice te komunes Gracen, kur e mitura ishte duke kullotur bagetite. Pasi kane mesuar faktin trondites, prinderit i kane kerkuar vajzes qe te tregoje se cili ishte njeriu qe kishte kryer marredhenie seksuale. Vajza ka thene se 7 muaj me pare, ndersa ishte ne mal, eshte perdhunuar me force nga dy djemte e xhaxhait te saj. Por pas ketij veprimi ajo nuk ka tregua,r per te shmangur konfliktet mes familjeve. Babai i Vajzes, Sh. C., ka kryer kallezim ne polici, ndersa eshte marre ne pyetje edhe 18-vjecarja. "Para shtate muajsh isha duke kullotur bagetite, ate dite erdhen edhe dy djemte e xhaxhait. Ata me kerkuan qe te kryeja marredhenie seksuale, por une refuzova. Atehere te dy djemte me kapen me force dhe me perdhunuan. Une i kercenova duke thene se do te tregoja ne shtepi, por ata mu luten qe ta mbaja te fshehur kete veprim, sepse do te kishte pasoja shume te renda", ka rrefyer ajo para grupit hetimor. Megjithese ka kuptuar se ata kryen nje gabim te rende, e verteta do te zbulohej pas rritjes se barkut dhe shqetesimeve shendetesore. "Nuk u tregova prinderve se nuk e dija qe kisha mbetur shtatzene. Por u thashe qe nuk jam mire. Ata me derguan tek mjeku, i cili e kuptoi dhe me pas rrefeva te verteten", ka vijuar vajza.
Hetimet
Pak kohe pas aktit seksual vajza, ate kohe 17-vjece, ka pasur fryrje te barkut dhe ndryshime qe manifestohen shpesh gjate shtatzanise. Por prinderit kane menduar se vajza po shendoshej. Kane kaluar edhe pak muaj dhe te shqetesuar e kane nisur menjehere ne spital. Pas marrjes se lajmit, Policia e Elbasanit ka sqaruar rrethanat e incestit. Diten e djeshme uniformat blu shoqeruan per ne komisariat 16 vjecarin Mondi C., por nuk kane mundur te kapin vellane e tij me te madh, Bukurosh C., 19 vjec, i cili dyshohet se eshte larguar drejt Greqise, ai eshte shpallur ne kerkim. Ende nuk behet e ditur nese minoreni ka pranuar te kete kryer seks me vajzen e xhaxhait, ne bashkepunim me vellane e tij me te madh.
Precedenti, babai la shtatzene vajzen
Qarku i Elbasanit eshte i prekur nga dukuria e incestit dhe precedentet nuk mungojne. Me 27 nentor 2007 u zbulua se Ferit Jaupi, nga Porocani i Gramshit, kishte lene shtatzene vajzen e tij, A. Jaupi. Babai asistoi ne lindjen e foshnjes dhe u denua me pas nga drejtesia me burgim te perjetshem. Ndersa me 12 gusht 2008, Ilirian Koci, nga fshati Vinje i Gramshit, ekzekutoi vajzen e halles, Greta Xhaferri, pasi ajo refuzoi te martohej me te.