E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vore, policia liron tre protestuesit

Policia liron tre drejtuesit e shoqates “Gerdeci”, te shoqeruar dy dite me pare pas protestave para Bashkise se Vores. Megjithese jane lene te lire pas keshillimit, edhe dje nuk kane munguar te pakenaqurit qe kane kerkuar zgjidhje te problemit para institucionit lokal. Te shoqeruar nga policia ishin Shefki Sefaj, 35 vjec, banues ne fshatin Gerdec, Gezim Gjoni, 48 vjec, banues ne Vore dhe Ilir Ramollari, 33 vjec, banues ne Valias. Zyrtare te policise thane dje se, “tre te shoqeruarit jane marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen tragjike qe ndodhi ne daten 15 mars, ne fabriken e cmontimit te predhave dhe te municioneve luftarake qe silleshin ne kete fabrike”. Por, ndersa jane liruar Sefaj, Gjoni e Ramollari pretenduan se ishin keqtrajtuar, ndersa do formonin edhe shoqaten per te demtuarit nga shperthimi. Por policia ka mbajtur te ndaluar shtate personat e tjere, te cilet u kapen ne kraterin e shperthimit te dy javeve me pare. Ata jane nga qyteti i Durresit, dhe u ndaluan ne te njejten dite, pasi jane kapur duke mbledhur copa predhash ne krater, te cilat me pas i shisnin per skrap. Ata jane A. T, 11 vjec, T.P, 12 vjec, D.K, 17 vjec, te tre nga Spitalla, Durres, Xhavit Tanushi, 44 vjec, Qerim Preza, 51 vjec, Veli Nazia, 43 vjec, si dhe Besim Preza, 45 vjec, te gjithe nga fshati Sukth. Diten e djeshme zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ne nje takim me kryetarin e Bashkise Vore, kreun e Keshillit te Qarkut dhe Prefektin e Tiranes, jane mbledhur per te diskutuar rreth situates se krijuar pas publikimit te vleresimit perkates per cdo te demtuar. Tre grupe pune, te perbere nga specialiste te Bashkise Vore, ALUIZNI dhe Keshilli i Qarkut, vazhduan punen per depozitimin dhe administrimin e ankesave, ndersa 10 grupe pune vijuan verifikimin ne vend te ankesave nga ana e banoreve.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›