E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR dhe EULEX ndalin policinë e Kosovës

KFOR dhe EULEX kanë ndërhyrë në selinë e ROSU në Mitrovicë. ROSU, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës gjendej në Mitrovicë pas incidenteve dhe tensioneve të ditëve të fundit. 

Mendohet se sipas një informacioni KFOR dhe EULEX dinin për përgatitjet e ROSU për të kryer arrestimin e disa serbëve në veri, për sulmin ndaj pikës statike të Policisë së Kosovës të vendosur në Mitrovicë. 

Lajmi i orëve të fundit nuk është i konfirmuar zyrtarisht, por sic raporton portali IndeksOnline, ushtarë të shumtë të KFOR-it edhe njësi të EULEX-it kanë hyrë në selinë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë. 

“Deri tek kjo ndërhyrje KFOR ka ardhur pas informacioneve të fundit se ROSU është duke planifikuar të ndërhyjë në veri për të arrestuar disa kriminelë serbë, kryesisht të dyshuar për largimin e pikës statike të policisë të vendosur tek Tre Rrokaqiejt" thuhet në njoftim. 

Lajmi bëhet i ditur nga disa media kosovare gjithashtu njoftohet se kontrolli i KFOR vazhdon në qendrën e policisë në Mitrovicë. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›