Kryeministri Berisha festime me qytetaret elbasanas
Atmosfera e natës së verës nisi që mbrëmjen e së martës, me perëndimin e diellit. Sheshi "Gensher" i qytetit ishte mbushur plot me qytetarë elbasanas, të cilët kishin lënë shtëpitë e tyre rreth orës 19.00 të mbrëmjes. Grupi "Elita 5", Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtarja Englantina Toska, gjallëruan Natën e Verës nën tingujt e muzikës dhe valleve popullore të trevave të ndryshme.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini,duke u ngjitur në skenën e ngritur me këtë rast, uroi qytetarët e Elbasanit si edhe mysafirët e ardhur nga qytete të ndryshme për të festuar këtë ditë të shënuar në qytetin e luleve.
Ndërkohë, pas koncertit të madh në qëndër të qytetit, shumë qytetarë iu drejtuan lokaleve ku kanë qenë të ftuar këngëtarë me zë si Petrit Lulo, Greta Koçi, etj.
"Dita e Verës" është festë e përtëritjes së natyrës, e vazhdimësisë së jetës, me prejardhje pagane. Në Elbasan është bërë festë popullore e mbarësisë familjare, e festuar nga të gjithë pa dallim. Festohet më 14 Mars, pikërisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimësisë tradicionale si karakaftet dhe manushaqet.
Berisha: Arritëm në këtë 100 vjetor si qytetarë të lirë
Në Elbasan të pranishëm për të festuar pranë mijëra qytetarëve, është edhe kryeministri Sali Berisha e politikanë.
Në fjalën e tij në përshëndetëse, kreu i qeverisë shqiptare, duke iu uruar qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë vendit vlerësoi si mjaft të rëndësishëm faktin se “sot arritëm në këtë 100 vjetor si qytetarë të lirë, festojmë më mirë se kurrë, lëvizim të lirë”.

Njëkohësisht duke vijuar në këtë renditje të arritjeve, kryeministri Berisha shtoi se “festojmë me një ekonomi të qëndrueshme, po rrisim rrogat dhe pensionet në vend, gjithçka për të zgjeruar hapësirat e lirisë”.
Sipas tij, vendi po ecën në rrugë të sigurt për mirëqenie dhe punësim. Ndërkohë që Kryeministri nuk mund të mos ndalej tek një nga investimet më të rëndësishme për këtë zonë, duke theksuar se “pak ditë na ndajnë që drita e tunelit të ndriçojë”.