Bllokohet kufiri doganieret greke 4 dite ne greve

Ka rinisur greva e doganierëve grekë në pikat e kalimit kufitar në jug dhe juglindje të vendit.Autoritetet doganore në Kapshticë bëjnë të ditur se kjo grevë do të zgjasë 4 ditë dhe kufirin do të lejohen ta kalojnë vetëm kalimtarët duke lënë të vetmen mënyrë lëvizje ndërmjet dy vendeve taksinë.Numri i automjeteve që kanë mbërritur në kapshticë nuk ka qenë i madh dhe për rrjedhojë nuk janë krijuar rradhë të gjata pasi me të mbërritur në pikën kufitare pasi njoftohen për grevë automjetet kthehen sërisht mbrapsh.
Po kështu edhe në pikat e kalimit kufitar në jug është e njëjta situatë por këtu nuk ka një njoftim zyrtar për kohëzgjatjen e grevës.Në doganën e kakavijës kanë qenë tregëtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në jug të vendit dhe që e kanë të lidhuar atë me greqinë të cilët kanë shprehur shqetësimin për këtë bllokim që ka sjellë edhe bllokimin e punës së tyre. Policia doganore në kakavijë po njofton të gjitha rrethet e vendit për bllokimin e kufirit në anën greke.Doganierët grekë filluan 2 ditë më parë një grevë që sipas tyre do të ishte pa afat por që u shpall e paligjshme nga gjykata kushtetuese e greqisë.
J.Gjanqi&I.Xhaferri