E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdesi paliativ 90 e pacienteve u fshihet diagnoza

Pjesa më e madhe e të prekureve me tumore në faza të avancuara nuk kanë informacion mbi diagnozën apo gradën e sëmundjes. Janë vetë familjarët e të cilët u kërkojnë infermierëve, të cilët kujdesen për ta në banesat e tyre, të mos u thonë se sëmundja e tyre është e pashërueshme. Ky informacon vjen nga koordinatorja e stafit mjekësor të Ryder Cares, Liliana Sorra duke sqaruar se herë pas herë fshehja e informacionit nuk i bën pacientët bashkëpunëtorë me mjekët gjatë kohës së trajtimit të tyre.

“99% e pacientëve tanë nuk e dinë diagnozën dhe per ne kjo përpën një problematikë sepse që të arrihet një cilësi shërbimi sa më e mirë është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojë edhe pacienti me ne. Shpeshherë ne gënjejmë pafundësisht. Pacientit i ofrohet shërbimi, por gënjejmë sepse edhe ai vetë shpreson që të jetojë, pavarësisht që qëllimi i shërbimit tonë është lehtësimi i vuajtjes dhe i dhimbjes”- tha Sorra.

Ryder Cares është strukturë jo publikë e trajton të sëmurët paliativë, por nëpërmjet donacioneve të ndryshmë ata u shërbejnë falas 200 personave në vit. Koordinatoria e këtij shërbimi thotë se dhe puna me familarët është mjaft e rëndësishme, pasi shpesh ata herë janë të pafuqishëm për të luftuar me sëmundjen e të afërmit.

“Ndërhyrja jonë nuk konsiston vetëm në shërbime medikamentoze, por edhe mbështetje psikologjike, shpirtërore, emocionale për pacientin. Në të njëjtën kohë është një ndihmë e madhe edhe për familjarët sepse ato kështu ndihen më të lehtësuar”- tha Sorra.

Në vendin tonë kundrejt kujdesit paliativ përgjigjen vetëm dy struktura një publike dhe një private. Po që të dyja mbulojnë vetëm të sëmurët në faza të avancuara me tumore të qarkut të Tiranës. Një rrjet shërbimesh të këtij lloji duhet të ngrihet edhe në qarqe të tjerë, pasi numri në rritje I të prekurve nga tumoret shton nevojën e më shumë institucioneve.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›