E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma ne veshje e ushqime per romet

Një sasi e konsiderueshme ndihma nga ato ushqimore, veshmbathje, ene kuzhine deri dhe batanie kanë nisur të shpërndahen në ndihmë të komunitetit më të varfër në vend atij, rom. Kjo kërkesë e drejtuar nga shoqata “Gruaja Rome” iu bë Ministrisë së Punës dhe kjo e fundit i siguroi ndihmat. Shpërndarjes së ndihmave iu përgjigj dhe Ministria e Mbrojtes me automijetet e ushtrisë.  Ndihmat u përqëndruan më tepër në dy zonat me më shumë fëmije rome në Bregun e Lumit dhe në Shkozë. Në ditët në vazhdim dhe në kuadër të ditës botërore kundër varfërisë, në zona të tjera të kryeqytetit, ku jetojnë familje të varfra rome do të dërgohen sërisht ndihma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›