E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti drejt shkaterrimit. Ambientalistet ne alarm

Ambienatalistët ngrenë këmbanat e alarmit sa i përket erozionit, por dhe ndërhyrjeve pa kriter të dorës së njëriut nëpër lumenjtë e vendit. Specialisti Spiro Boci thotë se dëmtimi lumenjve ndikon drejtpërdrejt në shkatërrimin e vijës bregdetare. Boci raportoi dhe statistikat më të fundit, ku plazhi i Velipojës po gerryet me 2 metra në vit, ndërsa lumi Erzen me 50 metra. Parashikimet sipas ekspertëve janë të frikshme, ndaj apelojnë që të mos merren më nga lumenjtë mbetjet e ngurta.

“Për pjesën e Lezhës, plazhia atje nuk ekziston. Velipoja është në rrezik. Sot ajo gryhet mesatarisht 1.30- 2 metra në vit. Gjendja e Erzenit, 6 vitet e fundit, aty është 50 metra në vit”- tha Boci.

Kjo analizë, por dhe të tjera të ngjashme, janë botuar në një libër. Qëllim i tij thonë specialistët e mjedisit është që politikbërësit të marrin në konsideratë situatën mbi gjendjen e ujrave dhe të punojnë për të parandaluar katastrofat që mund të sjellë kjo situatë. Ndërhyrjet e para thonë ata duhet të nisin në zonën e Shkodrës ku vitet e fundit përmbytjet kanë sjellë dëme të konsiderueshme.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›