E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi PS therret Pollon ne interpelance

Ministri Genc Pollo do te dale serish ne podiumin e parlamentit per procesin e rregjistrimit te popullsise. Kete here ministri i teknologjise dhe inovacionit do te thirret ne interpelance nga deputeti socialist Taulant Balla, vendim qe u morr gjate mbledhjes se perjashme te grupit parlamentar te selise roze. 

Ecuria dhe problematika e censusit do te jene ne qender te pyetjeve qe socialisti Balla do ti drejtoje ministrit Pollo. Me heret ishte kreu i PBDNj-se Vangjel Dule qe dy jave me pare thirri ne interpelance ministrin Pollo per censusin. Ne grupin parlamentar te PS, te drejtuar vetem nga Gramoz Ruci  dhe ku ka munguar kryetari i partise Edi Rama, jane caktuar edhe deputetet qe do te flasin ne 60 minutat e lira te seances parlamentare.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›