Bllokohet ligji i emigracionit pak orë para hyrjes në fuqi
Në një proces gjyqësor, që duket se ka përplasur ligjvënësit federalë në SHBA me autoritetet ligjore të një shteti të vetëm amerikan, një gjykatës federal ka bllokuar pjesë të një ligji të ri emigracioni në shtetin e Arizonës, disa orë përpara se të hynte në fuqi. Ligji i hartuar nga autoritetet e Arizonës është projektuar për të forcuar kontrollet e kufirit dhe për të penguar hyrjen e emigrantëve ilegalë nga Meksika fqinje. Qeveria meksikane e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Federale, por guvernatorja e Arizonës, Xhen Bruër, tha se do të kishte apelim ndaj vendimit. "Sigurisht që është disi i vështirë rrugëtimi, por besoj dhe deri sa të informohem plotësisht, ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë do të bëjmë më tej. Ne e dinim se, pavarësisht nga ajo që ndodhi sot, në një mënyrë njëra ose tjetra palë do të apelonte. Dhe këtu fillon procesi".
#