Bllokohet limuzina e blinduar e Obamës

Obama ka zhvilluar një vizitë një ditore në Irlandë, stacioni i parë i turit 6 ditor në Evropë. Pas takimeve të zhvilluara me autoritetet irlandeze, karvani i makinave ku ndodheshin Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle u largua nga ambasada e SHBA-ve në Dublin. Ndërkohë limuzina e rëndë “The Beast” nuk arriti të kalonte “bumin” para ambasadës. Makina e rëndë bëri një zhurmë të madhe gjatë bllokimit. Mjeti nuk mundi të lëviztë pavarësisht shikimeve të habitura të shikuesve. Më pas personat brenda limuzinës kaluan në një makinë tjetër.
Stacioni anglez i lajmeve “BBC”, bëri të ditur se brenda limuzinës ndodheshin Obama dhe familja e tij, të cilët më pas kanë kaluar në një makinë tjetër. Ndërsa agjencia e lajmeve “AFP” pohoi se brenda makinës gjendeshin vetëm pjesëtarë të personelit. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Obama nuk ndodhej në atë makinë.
E njohur si limuzina më e sigurt, “Bisha” është projektuar posaçërisht për Obamën. Kjo makinë e shoqëron Presidentin e SHBA-ve kudo që të shkojë. Është rezistente dhe e sigurt kundër sulmeve me armë apo bomba dhe në të njëjtën kohë brenda saj gjendet një burim i mirë oksigjeni në rast të sulmeve kimike./Start/A. Kokiçi/
2011-05-24 12:14