Miratohet marrëveshja për rrugën Tiranë-Elbasan

Projekti për ndërtimin e këtij aksi rrugor synon të rrisë në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në rajonet e Shqipërisë Qendrore, si dhe të përmirësojë lëvizjen e trafikut rrugor. Aksi rrugor Tiranë-Elbasan ka një gjatësi prej 26 kilometrash me gjurmë të re rrugore, të përbërë nga tre segmente.
Komisioni miratoi më shumicë votash projektligjin në fjalë dhe u shpreh dakord për kalimin e tij në seancë plenare.
“Shuma e menduar për këtë projekt ishte 407 milionë, por, për shkak të kursimeve gjatë fazës së tenderimeve për tunelin, kjo u reduktua në rreth 380 milionë dhe IDB ka rolin kryesor në këtë paketë financimi me 222.7 milionë dollarë. Kemi marrë konfirmim nga fondi i Abhu Dhabit për 50 milionë nga 100 milionë që kemi këtu, sepse natyrisht, zhvillimi ka ndodhur mbasi është hartuar ky relacion. Fondi saudit dhe fondi kuvajtian kanë premtuar 15-25 milionë, por jemi në pritje të aprovimit nga bordet e tyre. Natyrisht, i kemi kërkuar financim edhe fondit të OPEC-ut dhe pjesa tjetër do të merret përsipër nga qeveria shqiptare”, tha dje përfaqësuesi i Ministrisë së Financave në Drejtorinë e Borxhit, Resmi Ibraj.
Banka Islamike për Zhvillim ka dhënë këtë kredi me interesa tejet të buta, ku tre vitet e para, qeveria shqiptare nuk paguan asnjë kamatë ndërsa 17 vitet e tjera, kamata është tejet e vogël çka për qeverinë shqiptare është më tejet leverdi krahasuar me bankat e tjera që japin me interesa të larta. /S.Lleshi/Start/
2011-05-24 10:19