Bllokohet një arsenal armësh,pranga 8 të kërkuarve
Autori i Lajmit: red.
Policia e Lezhës bllokon një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh dhe vë në pranga edhe 12 persona. Gjithçka është realizuar në kuadër të operacionit të koduar “Pranvera”. Gjatë këtij operacioni janë bllokuar 12 automatikë model 56, 6 pushkë model 56, 3 pistoleta TT, rreth 3500 fishekë, disa granata dore dhe kallëpe tritoli si edhe një shirit mitralozi. Gjatë këtij operacioni janë evidentuar 5 vepra penale dhe janë parandaluar 3 vrasje. Burimet nga policia bëjnë të ditur se gjatë këtyre kontrolleve është bërë e mundur edhe kapja e 8 personave, të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas zëdhënëses së policisë së Lezhës, mësohet se sipas referimeve të afatit të përcaktuar për hapjen e sezonit turistik në Shëngjin janë marrë të gjitha masat për respektimin e afateve të sezonit. Policia e Lezhës bllokoi të mërkurën një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh, duke vënë në pranga 12 persona, 8 prej të cilëve ishin në kërkim nga uniformat blu.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008