Plagos shokun në gjendje të dehur, pranga 45-vjeçarit
Autori i Lajmit: red.
Zihen në sallën e lojërave të fatit, tenton të vrasë 31-vjeçarin. Një 45-vjeçar nga Babrruja ka tentuar të vrasë me armë zjarri shokun e tij, pasi janë grindur pas pijes. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit, sipas të cilave mësohet se Petrit Itaku, 45-vjeç, pasi është grindur me 31-vjeçarin ka shkuar në shtëpi dhe, pasi ka marrë armën, është kthyer para lokalit për të qëlluar me armë Roland Rrapin. Ky i fundit është plagosur me një plumb në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, të cilat, pasi kanë vënë në pranga të dyshuarin, kanë ushtruar një kontroll në banesën e tij. Sipas të njëjtave burime, mësohet se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar, në banesën e 45-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 79 copë fishekë model 56, kalibrit 7,62 mm, ndërkohë po punohet për kapjen e tij. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008