E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet apartamenti, shkak i zjarrit energjia elektrike

Autori i Lajmit: red.
Shëndia elektrike bëhet shkak për djegien e një apartamenti në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se një apartament i pabanuar, në rrugën "Qemal Stafa", Xhamlliku, në Tiranë u përfshi dje nga një zjarr i papritur, i cili u vu shumë shpejt nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, që mbërritën në vendngjarje. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se apartamenti i pabanuar është pronë e Enver dhe Pranvera Tominit. Sipas të njëjtit burim, falë ndërhyrjes së menjëhershme zjarri ka shkaktuar dëme të pakta materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që ekspertët po hetojnë për zbardhjen tërësisht të ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›