E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet numërimi, komisionerët e PD nxjerrin të pavlefshme 6 kuti

Vlorë- Mosmarrëveshjet mes komisionerëve të PD-së dhe PS-së është bërë shkak për ndërprerjen e procesit të numërimit të votave në KZAZ-në e bashkisë së Vlorës. Debati ka nisur për procesverbalet shoqëruese të 6 kutive të votimit, në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 61, në Pallatin e Sportit të qytetit. Vend ku procesi është ndërprerë rreth orës 09: 15 të ditës së sotme, kur kishin mbetur ende pa u numëruar edhe 6 kuti votimi.
Sipas burimeve nga Vlora, komisionerët e PD-së pretendojnë se 6 kutitë kanë fletë të pavlefshme dhe kërkojnë të mos numërohen, ndërsa PS-ja thotë se në kuti mund të ketë vetëm disa fletë të pavlefshme dhe kërkon numërimin e tyre pasi mund të ndikojnë në rezultat.
Në bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qendra votimi, prej të cilave deri më tani, sipas të dhënave, janë shqyrtuar mbi 287 prej tyre., Nga rezultatet paraprake PS kryeson me 44.19% të votave kundrejt PD që ka 28.13 %. Forcë e tretë është PBDNJ me 5.71 % dhe PDI 4.7 %



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›