Dogana, kriza nuk frenoi te ardhurat
Te ardhurat doganore ende nuk kane reflektuar recensionin ekonomik te eurozones, ashtu sic ishte lajmeruar pak kohe me pare nga drejtuesit e larte te doganave. Sipas te dhenave te publikuara dje nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave te ardhurat e grumbulluara nga administrata doganore per periudhen janar-tetor u realizuan ne masen 100.4 %. Me pare ekspertet kishin lajmeruar nje renie te importeve per mallrat e forte per shkak te ndryshimeve te shpejta te cmimeve ne tregjet nderkombetare dhe recensionit ekonomik global. Situata pritet te kete ndikim ne te ardhurat e doganave per shkak se, jane ulur tashme cmimet e disa mallrave ne tregjet nderkombetare e per pasoje edhe referencat mbi te cilat dogana vjel tarifat e zhdoganimeve. Gjate periudhes janar - tetor 2008 u arketuan nga doganat ne buxhetin e shtetit 86 miliarde e 248 milione leke krahasuar me 85 miliarde e 879 milion leke qe ishte plani i percaktuar nga Ministria e Financave, me nje tejkalim prej 369 milion lekesh, ose 0.4%. Ndersa vetem gjate muajit tetor 2008 jane arketuar ne buxhetin e shtetit 9 miliarde e 849 milione leke krahasuar me 9 miliarde e 831 milion leke qe ishte plani i percaktuar nga Ministria e Financave me nje diference prej 18 milion leke. Sipas burimeve nga doganat ndikim me te madh e ka dhene rritja e zhdoganimeve per cigaret. Gjate periudhes, janar - tetor 2008 zhdoganimi i cigareve shenoi nje rritje prej 21% krahasuar me periudhen janar- tetor 2007. Ndersa karburantet gjate kesaj periudhe jane 350,439 tone nga 336,385 te zhdoganuara ne te njejten periudhe te nje viti me pare, me nje rritje prej 4 % me shume. Kafe, jane zhdoganuar 5,295 tone nga 5,046 tone te zhdoganuara ne te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 249 tone ose 5 % me shume. Gjate kesaj periudhe eshte shenuar nje performance e mire ne eksporte. Gjate dhjetemujorit eshte realizuar nje rritje prej 19 % te volumit ne total te eksporteve shqiptare e shprehur ne vlere, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, ndersa eksportet me origjine shqiptare kane nje rritje prej 43 % te shprehur ne vlere.
Blerina Hoxha
Blerina Hoxha